Megaoperacioni i SPAK: Masë sigurie për “Darin e Elbasanit” dhe për ish-gjyqtaren e Elbasanit

31 Korrik 2024, 11:40Kronika TEMA
Megaoperacioni i SPAK: Masë sigurie për “Darin e

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie për Hajdar Bakon alias Hajdar Çopja i njohur si “Darin e Elbasanit” dhe për Pajtime Fetahun, ish gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit të shkarkuar nga vetingu.

Disa nga të dyshuarit ndodhen në Dubai.

Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai në maj të këtij vitit, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.

Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.

Kush është “Dari i Elbasanit”:

Por emri i Hajdar Bakos, i njohur dhe si “Dari i Elbasanit”, nuk është i njohur vetëm për këtë përplasje të dhunshme. Emri i Bakos, doli dhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani. Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kiste mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, shprehej Dumani.

4 Komente

  1. k
    k

    Shqiperia e përparuar evropiane qe zhvefteson €uroj dhe dollarin. Shtet qe duhet te zhbehet absolutisht sepse eshte epiqender vesi, korrupsioni, krimi, pastrimi parave te gjakosura, imoraliteti dhe degjenerimi universal, dhe shembull i zi per te gjitha kombet.

    Përgjigjjuni
    1. p
      per k.....arin

      O K.. ar.. shqiperia do te behet, forcohet e bashkohet.... andej nga vjen picka e sateme shko e zhbeje e shkerdheje se ky vend ka patur e do te kete burra qe i dalin zot.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari

      Nese ka gjyqtar qe ka bere pasuri(shtepi,dyqane,treg te arixhinjte,objekte tregtie dhe sidomos para kesh),eshte bosja e drejtesise Pajtime Fetahu.Tere familiaret,vellezer,motra,kunata,femije dhe kusherinje jane (pronare) te pasurive qe Pajtime Fetahu ka vene me djersen e ...ballit SPAK nese nuk ben hetim pasurore per kete HIENE te drejtesise,tallet me kete popull.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ks

        Rrac e semure, e qelbur. S‘beheni kurre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje