Pengmarrja, kush është 35-vjeçari që u “gjobit” me 70 mijë euro nga ish-presidenti i klubit të Kamzës: U rrëmbye dhe torturua për 60 minuta

31 Korrik 2024, 11:37Kronika TEMA
Pengmarrja, kush është 35-vjeçari që u

Ervis Xhixha është 35-vjeçari i marrë peng nga “ushtari” i Ervis Martinajt, Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, në bashkëpunim me disa të tjerë.

Ai u rrëmbye dhe u torturua për të paktën 60 minuta, pasi autorët i kërkonin 70 mijë euro. Pasi u la i lirë, 35-vjeçari denoncoi ngjarjen dhe pas tre muajsh hetime u lëshuan 4 urdhër arreste.

Në këtë ngjarje është i përfshirë edhe biznesmeni, Naim Qarri, i cili më herët ka mbajtur edhe postim e presidentit të klubit të futbollit Kamza.

“Ushtari” i Ervis Martinajt, Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka është shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje, ndërsa urdhër arreste u lëshuan edhe për Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta.

2 Komente

  1. k
    k

    Malokēt mē Tiranē tragjedia mē e madhe kombētare e tē gjitha kohērave.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Nuk behet ai vend edhe per 100 vite te tjera. Nuk jane vetem maloket, shumica e tyre, qe jane 200 vjet prapa por edhe shqiptaret ne pergjithesi qe thjesht duan te vjedhin. E frikshme!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje