Zjarret në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Shumë pushues i kapi paniku, situata nën kontroll

31 Korrik 2024, 10:16Kronika TEMA
Zjarret në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Shumë pushues i kapi paniku,

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se situata e zjarrve në Shëngjin është vendosur nën kontroll.

“Shumë pushues i ka kapur paniku dhe kanë qenë të rënduar psikologjikisht. Është krejt normale kur sheh flakët. Por, tani nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë”, u shpreh Ndreu, një ditë pas zjarrit që pushtoi Shëngjinin dhe detyroi banorë e turistë që të evakuoheshin.

“Gjithsesi, nuk ka pasur cenim të strukturës akomoduese. Banorët janë kthyer nëpër banesa, nuk kemi më probleme. Ka qenë një erë shumë e fortë që ka bërë që situata të precipitojë”, shtoi Ndreu.

Sipas tij, “çuditërisht, gjatë orës 2 të natës kemi pasur 4 zjarre të tjera”.

“Janë një alarm se dikush po merret seriozisht me këtë histori. Kemi vepruar shpejt dhe i kemi neutralizuar të gjitha rastet, por duhet parë më thellë se çfarë po ndodh me zjarret. Unë nuk përjashtoj asgjë”, tha Ndreu.

Kur u pyet nëse këto zjarre kanë të bëjnë me konfliktet për pronat ose ndërtimin e resorteve të reja, Pjerin Ndreu u përgjigj: “Nuk ka lidhje fare. Këtu nuk ka leje resortesh fare dhe asnjëlloj konflikti pronësie”.

2 Komente

  1. h
    hektor

    Zjarret nuk ndizen vetë prandaj ligjet për zjarrfikësit duhet të jetë shum i rreptë.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqja me qepe

      Mjafton te shikosh lejet e ndertimit dhe kuptohet qarte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje