Merrnin rryshfet për të dhënë banesa sociale në Durrës, GJKKO dënon me 5 vite e 8 muaj burg 3 ish-zyrtarë

29 Prill 2025, 15:33Kronika TEMA
Merrnin rryshfet për të dhënë banesa sociale në

Gjykata e posaçme dënoi me 5 vite e 8 muaj heqje lirie,  3  ish-zyrtarë në Durrës që premtonin banesa sociale në këmbim të shumave monetare.

Kështu gjykata dënoi 2 vite e 4 muaj burg Gëzim Sylaj, 1 vit e 4 muaj burg Vasil Karasaliun dhe 2 vite burg Viola Memën.

Ndërsa 4 të pandehur të tjerë u dënuan në total me 5 vite e 4 muaj burg, por ky dënim u pezullua dhe u vendosën në shërbim prove. 

Sipas hetimeve këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, u premtonin qytetarëve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.

Ata akuzoheshin për “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

SPAK ka çuar për gjykim më 31 dhjetor të vitit të kaluar grupin e personave që kishin ngritur skemën e korrupsionit me banesat sociale në zonën e Spitallës në Durrës.

Pasi paguanin 'kafet' personat dorëzonin dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do tu dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh.

Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte. 

 Verdikti i GJKKO-së dhe akuzat ndaj të pandehurve:

1-Gëzim Sylaj: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Dënohet me 3 vite e 6 muaj, i konvertohet në 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj 

2-Vasil Karasaliu: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 2 vite burg, i konvertohet në 1 vit e 4 muaj

3- Viola Mema: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 3 vite burg, i konvertohet në 2 vite burg 

4-Behare Luzi- Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 3 vite burg, i konvertohet në 4 vite shërbim prove 

5-Enxhi Çelaj: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 2 vite e 9 muaj burgim, i konvertohet në 3 vjet e 8 muaj shërbim prove

6-Gazmend Panxha: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 1 vit e 3 muaj, i konvertohet në 20 muaj shërbim prove

7- Sokol Sylaj: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, dënohet me 1 vit burg, i konvertohet në 16 muaj shërbim prove

2 Komente

  1. P
    Po Mulin?

    Po Mul kancerin qe morri gjithe fisin e tij nga Shishtaveci dhe i beri me banesa sociale ne Sarande kur do e fusni ne burg?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajt gëzuar fushatën. Na prij Sali drejt nevojtor

      Edhe 14 milion banorë të kishte kjo Shqipëri zeza, nuk do ishin kaq shumë burgaxhinj. Tani ti thua se do forcojmë ligjin. Ti ligjin mund ta forcosh or lum miku, por shqiptarët janë kokë shkëmb. A nuk e thoshte edhe EH, :popull heroik,e ka çarë rrugën e historisë me pallë në dorë. Me pallë në kokë duhet të ketë qenë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje