Kërkoi lirimin për arsye shëndetësore - Apeli i GJKKO lë në burg gjyqtaren Pajtime Fetahu

29 Prill 2025, 13:35Kronika TEMA
Kërkoi lirimin për arsye shëndetësore - Apeli i GJKKO

Pas Gjykatës së Shkallës së Parë, edhe Apeli i Posaçëm Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për lirimin nga qelia.

Ish-magjistratja pati si argument në ankim shkaqet shëndetësore. 

Gjyqtarja që mbahet e paraburgosur në Pojskë, u ekspozua në dy dosje të SPAK, përkatësisht lidhjet me organizatën “Çopja” dhe organizatën e Suel Çelës, të dyja në Elbasan, për të cilat akuzohet se i ka favorizuar me vendime, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit. 

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’, të cilin kërkon ta shuajë nëpërmjet ankimimit për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

GJKKO më 1 prill e ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’, e akuzuar nga SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, të vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.

4 Komente

  1. A
    Al

    Ore si ka mundesi qe te gjithe semuren kur jane ne burg por kur jane jashte bejne si cuba? Si ke lene gje pa bere o brretkoce ne emer te popullit. Aty te vdesish!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ajo

      ti qenke me i semure jashte aty te ngordhesh o zhabe vjen e ben ketu si cub

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Kjo kurva plake te rrije te shkerdhehet atje me kriminelet, sic edhe shkerdhehej me ta kur bente gjyqetaren jashte.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Porteti i ksaj baxhellës plakë, eshte fotografia e drejtësisë shqiptare. As F.Goja nuk do e kishte gjetur kaq të përshtatshme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje