Mesazh i koduar apo rastësi?

26 Qershor 2023, 18:37Kronika TEMA

Mesazh i koduar apo rastësi?

Ofrimi i seksit oral nga Alma Kaçi kundrejt ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici në këmbim premtimit për fitimin e tenderit për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit, prej disa ditësh është në qendrën e mediave.

Me interes të madh është pritur sot mbërritja në Gjykatën e Posaçme e Alma Kaçit dhe Safet Gjicit, të cilët do të njiheshin me masën e sigurisë pas arrestimit ditën e shtunë.

Por ndryshe nga ish-kryebashkiaku i Kukësit i cili zbriti nga makina në ambientet e brendshme të GJKKO, makina e policisë që shoqëronte Alma Kaçin ndaloi jashtë rrethimit të gjykatës, pikërisht aty ku kamerat dhe gazetarët kishin krijuar një barrikadë.

E shfaqur me zë dhe me figurë në videon e plotë erotike me Safet Gjicin, sot Alma Kaçi u mundua të mbulonte aq sa mundej fytyrën. Por mesa duket të jepte edhe një mesazh.

Në pamjet që bënë xhiron e të gjitha mediave kombëtare, vajza e videos intime ishte me flokë të mbledhura, me kapele dhe me syze, ndërsa me çantën që mbante në duar u përpoq të mbulonte fytyrën.

Por ajo që ra shumë në sy të imazhit të saj të jashtëm ishte numri “69” në kapelen e Alma Kaçit.

A donte Alma Kaçi të përcillte ndonjë mesazh të caktuar me kapelen apo përdorimi ishte i rastësishëm me qëllim kamuflimin ndaj objektivit të kamerave të vendosura në oborrin e gjykatës.

Nuk dihet nëse ky ishte një mesazh i drejtpërdrejt i saj për Safet Gjicin me të cilin u përball direkt në sallën e gjyqit. Apo nëse kapelja me numrin 69 është mesazh i koduar me tjetër domethënie.

Kjo mbetet për t’u parë nëse Alma Kaçi vendos të thyejë heshtjen ku të sqarojë se cili ishte motivi kryesor që e shtyu për të filmuar veten e saj dhe ish-kryebashkiakun në momente intime.

Safet Gjici u la në burg nga GJKKO, ndërsa Alma Kaçi me masën e sigurisë “arrest shtëpie”

51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, neni 260 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ai mund të dënohet me burgim nga nga 4 deri në 12 vjet.

40-vjeçarja Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë“, neni 245 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ajo mund të dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

9 Komente

  1. N
    Na ruajt zoti

    Shkrim i njl pene perverse…asgjë nuk thotë e nuk përcjell

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Mesazh 100 per 100d

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Numri 69 esht mesazh per kthim borxhi , numrin 69 ngado qe ta kthesh esht njelloj , me kte numer i kerkon ndihm atyre qe e futen ne mut , qe ta nxierin nga muti , spaku me budallejt e vet duhet te ket kujdes.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latifi

          69 quhet nje lloj marredhenie seksuale ku cifti i ben gojore njeri tjetrit

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bejkush

            Kishte edhe servieta në çantë,thua të kenë qenë edhe ato mesazh me kod?

            Përgjigjjuni
            1. qiftelia

              Ka edhe nje denim tjeter qe nese nuk vertetohet "korrupsioni pasiv ose aktiv" atehere kjo gjykate e varur prej Sali Ram Berishes (SRB) do ta denoje kater vite per shperdorim detyre.Kaq e veshtire eshte per tu kuptuar qe drejtesia varet jo nga reforma qe genjeu kete popull por nga juristet e plepave dhe te diplomave false.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lala i Lushnjes

                Që është viktimë ajo gjëja, kjo nuk diskutohet, por putana nuk nxori rrogën me zanatin që ka. U "turpërua,, që mbuloi fytyrën? Kush do të mbuloi fytyrën e familjes së Safetit? Më e rëndësishmia, kush do të zbuloi fytyrat e ndyra të shrytëzuezve ndyrësira që janë mbrapa sajë?

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vicidoli

                  Ne kemi shume gazetare te zgjuar deri sa deshifrojne dhe kapelet e kurvave

                  Përgjigjjuni
                  1. 6
                    68

                    Një palë lëpitka ¿?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje