Misteri i 2 Korrikut, Ilir Demalia: Edhe pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, na fshehin dokumentet

2 Korrik 2025, 21:35Kronika TEMA
Misteri i 2 Korrikut, Ilir Demalia: Edhe pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, na

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Ilir Demalia u kthye pas në kohë, në ngjarjen historike të 2 Korrikut 1990, kur qindra qytetarë shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, duke e cilësuar si një moment simbolik të dëshirës për t’u shkëputur nga izolimi totalitar.

Demalia theksoi se, edhe pas 35 vitesh, Shqipëria mbetet e bllokuar në mendësinë dhe pasojat e asaj kohe, për shkak të mungesës së ballafaqimit me të vërtetën historike. Ai ngriti shqetësimin për mos-hapjen e dosjeve dhe arkivave, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për ndërtimin e një narrative të drejtë dhe të sinqertë për të kaluarën.

“2 korriku ishte një dëshirë për të dalë nga izolimi. Edhe sot pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, qoftë si mendësi, si shoqëri, si politikë, edhe në jetën kulturore. Ne nuk kemi bërë një ballafaqim me të vërtetën. Nuk duhet të krijojmë heronj. Unë jam munguar që të gërmoj në ato dosje, dhe ne kemi këtë gjë edhe pas 35 vitesh ne nuk hapim dosjet, sepse at fshihen të gjitha.

E komplikojnë me 2 korrikun e Kosovës, dhe në fakt kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë. Ne duhet që të ndjekim të gjitha ngjarjet e Evropës Juglindore, dhe ishim guri i fundit i dominosë, në Shqipëri regjimi ra i fundit. Duhet të kuptojmë se pse na ndodh, sepse ne nuk kemi raport me të vërtetën, sepse ne na fshehin të gjithë dokumentet. Ne nuk bëjmë një analizë serioze për të kuptojmë realen, ne falsifikojmë mbledhjet. Mbledhja me Ramiz Alinë ka qenë një dështim total. Ne nuk hapim arkivat, ne nuk kemi hapur arkivat as për dhjetorin”, tha Demalia.

5 Komente

  1. M
    Maro

    Se kuptoj prape se ckerkon Syci?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull i denuar nga Zoti !

      Nese hapen Dosje ska me Qeveri ! pastaj per nje pjese te madhe dihet se kush ishin dhe kush jane ! 35 vjet dhe akoma Tema tek Dosjet ! Dosjet per indivite nje pjese e mire i kane mare ! i kane studiuar ! ish Spiunet Ordinere i njohin ! ( jua kane falur ose skane bythe dhe Justifikohen me heshtjen ! ) ku pjesa me e madhe kane qene te Punesuar ne zyra te ndryshme ne keto 33 vite ! mos te flasim per kryespiunin vellain siamenz te Karacicit ! qe dihet qe eshte kerma krimineli penecilina sali ! deri sa penecilina eshte gjalle dhe vazhdon e Reciton akoma neper studiot e TV ! cfare Dosje prete te hapen ! Dosjet hapen nese veprohet si ne Rumani ! neve si popull jemi shume large ngjarjeve si ne Rumani....edhe pse atje korruspioni ka vazhduar si ne shqiperi..

        1. R
          Realisti

          Më në fund dikush tha një të vërtetë shumë të madhe. Flitet për ato ngjarje siç u intereson politik bërësve dhe analistave të shitur por e vërteta mbahet 6 pash nën dhe. Jemi një komb që vështirë se kuptojmë rëndësinë e të vërtetës.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kreu

            Cdo shtet ka arkivat dhe dosjet sekrete te saj te cilat nuk hapen asnjehere, nderkohe qe shqiperia eshte bere han pa porta, nxirret ne treg cdo sekret shteterore, pavaresisht se cfare demi i ben vendit. Keshtu qe kufizimi i hapjes per dosje te cilat vazhdojne te jene sensitive, eshte nje detyrim per shtetin dhe shoqerine.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje