Alti Nallbati, vëllai i deputetit demokrat Bledion Nallbati, dhe dy të tjerët që morën peng Ilir Topçiun dhe e dhunuan fizikisht në Devoll, janë arrestuar nga Policia. Ata u shoqëruan një natë më parë në polici për këtë ngjarje, të ndodhur më 27 tetor, por kallëzimi u bë me datë 30 tetor.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve: A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim; M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim”, informon policia.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.
Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Alti Nallbati, i njohur si “Duçja” dhe vëllai i tij deputet, Bledion Nallbanti, u përfshinë në një konflikt fizik me një drejtues kamioni në qytetin e Devollit.
Nga pamjet që bën xhiron e rrjetit asokohe, shihet deputeti Bledion Nallbati që godiste me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij u përfshi në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni.
Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë thanë se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga pas. Për të njëjtën çështje, 4 ditë më parë ligjvënësi opozitar u paraqit në SPAK, i thirrur si një person në dijeni.
Shtepi banditesh dhe kete Nallbanin e parlamutit e kane zene duke vjedhur me kapuq nje karburant
Kur ishte fushata deputeti qe mbane veten si I forte se ka imunitet deputeti kur doli nga SPAKU u shpreh isha ketu ne SPAK per cerrat e Nikos po tani ky trimi jote per ke eshte brenda per cerat si puna jote sic je ti cerre I Salihut.Dorzo mandantin e deputetit dhe do shohesh sa trime je.......?????.??..o Bledjan Nallbati.
Fundurina