Mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT-së

30 Gusht 2025, 10:22Kronika TEMA
Mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali,

Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT-së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte në kërkim pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.

Mësohet se ai është paraqitur në polici ditën e djeshme i shoqëruar nga avokati Andi Skënderi.

Zhilla ka pretenduar se është vënë në dijeni nga media se ishte në kërkim dhe është vetëdorëzuar për të sqaruar pozicionin e tij.

Ndërkohë, këtë të shtunë në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj inspektorit tjetër të IMT-së, Geraldo Fuçia, i cili u arrestua më herët në kuadër të së njëjtës çështje.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë rast nisën nga Policia e Tiranës dhe më pas u referuan pranë SPAK, pasi një qytetar, pronar i një lokali, ka kallëzuar inspektorët duke i akuzuar se i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje.

2 Komente

  1. k
    k

    Jeni të gjithë të degjeneruar dhe hajdutë të korruptuar.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Analisti

      Ky hajduti injorant qe ka vetem dy muaj pune ka marre per avokat njerin prej avokateve te studios se Alket Hysenit… Ta kete gjetur valle thua? Kaq i mencur eshte? Apo ja kane dhene?? Konkluzionet ti nxjerri SPAK-u…

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje