“Mos më ekstradoni në Kinë”, i kërkuari për mashtrim online rrezikon dënimin me vdekje

25 Shtator 2022, 19:46Kronika TEMA

“Mos më ekstradoni në Kinë”, i kërkuari për

Shqetësimin për persekutim e ngre avokati i tij shqiptar. Mbrojtja ka njoftuar organizatat e huaja për monitorimin e procesit ndaj Chen, i akuzuar për mashtrim kompjuterik që kap vlerën e një miliard yen kinezë apo ndryshe 147 milionë dollarë, por që sipas tij ai e braktisi Kinën gjatë 2018 për shkak situatës me  pakicat fetare dhe etnike duke lënë gjithashtu edhe shtetësinë kineze e duke marrë atë kamboxhiane.

“Kemi njoftuar organizatat ndërkombëtare sepse jeta e klientit tim rrezikohet seriozisht”, tha Isuf Shehu.

Liangbin Chen u arrestua në Rinas dhe gjykata e Tiranës e dërgoi atë nën mbikëqyrje policore për arsye shëndetësore.

Çështja u kundërshtua nga prokuroria që ndërkohë thotë se po pret materialet e ekstradimit.

“Klienti im po vinte nga Londra dhe po të kishte qenë e tillë ai do ishte arrestuar atje, ne jemi të bindur se nëse ekstradohet do i nënshtrohet torturës dhe seancave të fshehta”, u shpreh Shehu.

Procesi për 32-vjeçarin që akuzohet se ngriti platforma online do të mbahet në Gjykatën e Apelit.

3 Komente

  1. A
    Andi

    Ore po ate bosin e Porcelanozes qe e lane ne arrest shpia dhe pa mbikqyrje policore pse nuk e jepni sj jap ju.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mira

      Shqiperia eshte ne lufte me Iranin, s'ka pse te hyje ne armiqesi edhe me Kinen per nje mashtrues te pashpirt.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi

        Futi nje sufllaqe pas ketij komenti se e meriton. Je shume e pergatitur ne te drejten penale dhe nderkombetare.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje