“Mulati” i ardhur nga jashtë, ka rënë në dashuri me një vajzë nga Shkodra – Si u përhap “legjenda” për vrasësin portugez, që qendroi dy muaj në Shkodër

27 Prill 2023, 10:29Kronika TEMA

“Mulati” i ardhur nga jashtë, ka rënë në dashuri

Gazetari Artan Hoxha, në një postim online, ka treguar detaje në lidhje me Ruben Saraivan, portugezin që ekzekutoi biznesmenin shqiptar, Ardian Nikulaj.

“Killeri apo qitësi, rezulton të jetë një shtetas portugez, Ruben Saraiva, i identifikuar nga policia pasi ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të rregullt me linjë ajrore dhe është larguar menjëherë pas krimit nga një pike e kalimit kufitar në rrugë tokësore, në juglindje të vendit.

Vrasësi ka hyrë në Shqipëri me datë 11 shkurt 2023 dhe nuk është larguar deri në mbrëmjen e 19 prillit 2023.

Për më shume se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por është parë të lëvizë edhe në Lezhe apo Shëngjin, për të planifikuar atentatin, përzgjedhur vendin më të përshtatshëm ku mund të bëhej goditja dhe për të vëzhguar mënyrën se si mbrohej Nikulaj.

Ai ka zgjedhur të qëndrojë në një fshat si Kakarriqi, jo në hotelet e shumta në Shëngjin apo Lezhë ku mund të tërhiqte më shumë vëmendjen dhe të ekspozohej.

Interesant është fakti se vrasësi është një racëpërzier, një afro-europian, nga gadishulli iberik.

Për të justifikuar faktin pse ndodhej në Shqipëri, madje në një fshat si Kakarriqi, ai përdori një alibi.

Banorëve të fshatit u ishte thënë se “mulati” i ardhur nga jashtë, kishte rënë në dashuri me një vajzë nga Shkodra.

Por familja e vajzës nuk kishte pranuar lidhjen e tyre pasi ai ishte racëpërzier. Për t’i qëndruar afër të “dashurës” dhe për të pasur mundësinë e takimit me të, ai kishte vendosur të qëndronte në një fshat jo shumë larg nga Shkodra.

Madje vrasësi kishte nisur të thirrej nga fëmijët e fshatit Kakarriq, me nofkën “gabeli”.

Dëshmitarë okulare kanë treguar se ai u zhduk nga qarkullimi në mënyrë të habitshme dhe nuk u pa askund për dy javë me radhë përpara se të kryente atentatin mesditën e të mërkurës së 19 prillit,” shkruan Hoxha.

7 Komente

  1. L
    Lala koken si mushke

    Kur e kuptove kete ti Artan? Po si nuk ke pik dinjiteteti mo gruqir, si nuk te vjen turp nga vetja cfar flet, pse nuk e investigove para nje jave po sot!! Ti je per ta bere ate koke paqe me pilaf, personalisht une nuk te lexoj fare per rrenat qe i shikon diten neper mejhanet e tiranes me njerez qe ju keput xhoba

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hoxha Tope Tope

      Ky Artan Hoxha eshte nje koqe kandari dhe nje llapaqen i medias qe ha buke me lloqet qe flet cdo dite ne TV sebashku me motren e tij Lala ! -- Hisori te sajuara per te turbulluar mendjet e shikuesve! Pse nuk vishet Polic ky Artan Hoxha, te behet ekspert dhe te ndihmoje shtetin te mbyll ri-ciklimin e krimit ne Shqiperi?!!

      Përgjigjjuni
      1. a
        altin

        "Interesant është fakti se vrasësi është një racëpërzier, një afro-europian, nga gadishulli iberik". Je kar a apo ben vete ,cfare ka per interesante ketu o idiot racist ......cope mishi

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arti

          Ik ore pirdhu, gabel.

          Përgjigjjuni
        2. I
          I ziu me Duart e Bardha vret Biznesmenin !

          xumba - xumba kercejn kriminelet me politiken

          Përgjigjjuni
          1. B
            Baw Patrol

            Ore Artan i Hoxha-jve po une per vete ne fotot qe jepen ne shtyp shoh se dora (e vrasesit) qe mban pistoleten eshte me e bardhe se e imja .....more e bardhe fare , e nga na doli qe ky "gabeli" afrikano-iberiku qe ne foto eshte shume i nxire te kete ate dore bardhoshe ???!!!!!! Ose une jam qerruar nga site ( siç thone çemerit) ose ...ose ti e paske zbrazur fare "kosheren e bleteve" , nqs ke pasur ndonjehere !!!!!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drini

              Bravo! E zbardhe ngjarjen! 1 pjate fasule me pilaf si shperblim.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje