Ngacmoi në ashensor një minorene dhe një të huaj në qendrën tregtare, arrestohet maniaku në Tiranë

27 Prill 2023, 09:35Kronika TEMA

Ngacmoi në ashensor një minorene dhe një të huaj në

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar "HARASSMENT", pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza.

Në pranga është vënë shtetasi Xhejson Bregu, 25 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet policore bëjnë me dije se nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.

Ka qenë 15-vjeçarja ajo e cila ka bërë kallëzimin në polici ku çoi në prangosjen e të riut. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i gjetën Bregut një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prolurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje