‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh! Zbardhen detajet

1 Shkurt 2026, 15:40Kronika TEMA
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ndaj tyre kanë kallëzuar dy persona të tjerë, që pretendojnë se janë mashtruar, pasi kanë dërguar qentë për trajnim në qendrën e tyre dhe nuk i kanë marrë më.

Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për të kryer hetime të mëtejshme dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, bashkëshortë, banues në Durrës, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit R. I. dhe M. D., se janë mashtruar, duke dërguar qentë e tyre për trajnim dhe nuk i kanë marrë më. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

 

1 Komente

  1. R
    Real

    Mos i kerkoni se kane shkuar per sallam .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje