Ndërprerja e fondeve nga SHBA, reagon SPAK: Jemi institucion i pavarur, mbështetemi totalisht te buxheti i shtetit

30 Janar 2025, 14:44Kronika TEMA
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, reagon SPAK: Jemi institucion i pavarur,

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas njoftimit të ambasadës amerikane në Shqipëri për ndërprerjen e fondeve për institucionet shqiptare.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, SPAK thotë se është institucion i pavarur i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, SPAK sqaron se Prokuroria e Posaçme dhe BKH kanë pasur mbështetje nga SHBA përmes misioneve të OPDAT, ICITAP, DEA dhe FBI, mbështetje e cila vlerësohet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK me trajnime, vizita studimore dhe ndihmë në pajisje.

“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.

Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve", thuhet në reagimin e SPAK. 

19 Komente

  1. K
    Kanina

    Po deri dje na çate karin. Paguhemi nga ShBA e terci e verci

    Përgjigjjuni
    1. A
      AGM

      Kush e tha qe paguen nga ShBA, SPAK apo avokat Ngjela?

      Përgjigjjuni
      1. D
        D. Pavli i shastisur nga habia

        O Ymer po ja more erzin ketij Du-mamit .."Jemi institucion i pavarur, mbështetemi totalisht te buxheti i shtetit".. pra varemi 100 % nga qeveria !!! Ymer mos bej krime intelektuale te tilla mor burre. Edhe Edrama thote kjo spaguhet nga taksat por nga buxheti !!!!!????

        Përgjigjjuni
      2. u
        une

        Qe mbeshtetet totalisht ne buxhetin e shtetit kete e besojme, por qe eshte intitucion i pavarur kete nuk e beson njeri per sa kemi pare deri tani. Nuk ka njeri ne Shqiperi qe nuk eshte i bindur se SPAK varet totalisht nga qeveria dhe KM dhe qe ka mision kryesor luften ndaj opozites ashtu sic beri drejtesia amerikane ndaj z. Trump.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Ti fol për vete meqë dhe emrin e ke Unë. Ska njeri në Shqipëri që beson se spak është i pavarur??!! Po rreth 78% po njëherë! Vetëm ti e soji i shpellave nuk e beson. Prandaj fol vetëm për vete e mos na fut në thesin tënd të pistë ne të tjerëve.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Albina

          Jua ngriu buzeqeshjen ne fytyre salistave qe shpresonin qe spaku te shkrihej per mungese fondesh!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo

            Sala donte pikërisht këtë, qe të binte fabula paguhen nga Amerika. Jo, nuk paguhen as nga taksat amerikane dhe as nga ato shqiptare, paguhen nga Rama dhe nuk jane te pavarur. Objektiv i arrire i plakut Mere e këto dolen zbuluar.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Munika

            Mire eshte qe edhe shteti te rishikoje shifrat e buxhetit, per kete drejtesi te àtrofizuar qe fle mbi malin e dosjeve, duke mos guxuar te jap verdict per krime te jashtezakonshem te ndodhur mbi 10 vjet me pare.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali Berrisha komunist

              Nga injoranca dhe nga mungesa e informacionit nga média kazan njerzit jane gjithmone ne medyshje. Fondet amerikane nuk financoje administraten shqiptare por projektet e tyre ne vendin tone . Psh survejimi i nje personi te rrezikshem duke perdorura kete méthode ..... Te maresh per baze çfare thote Berrisha dhe djali Fahri Balliut eshte turpe

              Përgjigjjuni
              1. b
                bjeri drejt se ke lehtesira

                Ketij SPAK der dje i pelqente sa s'thuhej kur e milkonin si "te ngritur e financuar nga Amerika" kurse tani qe Amerika nuk i financon me kercen e behet "atdhetar patriotik" ! Me mire te deklaroje me sinqeritetin qe i mungon se eshte instrument ne duar te Pushtetit e i ra pertoke ajo stampa "Made in USA" e ngjitur nga sorosianet.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhepisti gjate

                  Po noc rrokun ku me e lane tashti?

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Banda

                    Sikur Shteti to thote neser: - Na falni po nuk kemi me pare.... Cfare do ndodhe? NUk mund te jesh "i pavarur", kur te jep rrogen shteti...

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lika

                      Merre ate çertufikaten e Bliken o Dum Dumani e fshije bythen se tash te djegin e percellojne si miun anerikanet. Shko te Sorosi po mujte me gjete ndonje vend pune Hasla ka vista Dum Dumani

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lenci

                        Ti Dakord je patronaxhist i njohur i futur ne thesin me te piste, ate te Edi Rames. I lsrti fare, para se te te marre gjene (shpirtin), te nerr mendte. Ty ti ka narre me kohe, qe kur je bere ne Nos Rrokun... Pergatitu te marresh cfare ke bere tere kohen ne sherbim te Rames dhe te kthesh parate qe ke marre per komentet ne favor te tij.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          T

                          Hani mut ju maloket e sales se dhe nga amerika dhe nga buxheti I shtetit do mari lek dumani qe tja u qij babin sali mu ne byth.rrace muti .

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Real

                            Mos e rruj te gjatin se sa te kesh krye hajnin je i blinduar .

                            Përgjigjjuni
                            1. h
                              hik ore Pordhac .S'keni pik ndjenje Kombetare

                              5- vjet bere vetem zhurm. Dosjet Faktet i ke dhe ke frike nga dy Shkerdhata Antishqiptare . Eshte tallje qe per 5-vjet te mbash vetem xhuxhin brenda dhe Kryekriminelin e qite ne liri. Nqs s'ke byth ,jep doreheqjen ,palaco juriste ,qe futet gjithe kte popull ne depresion

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Ina

                                Tregoje pavaresine duke filluar vetepastrimin

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tani

                                  Shyqyr qe ja prene mbeshtetjen se ishim kthyer ne Republike prokuroresh

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje