Prefekti i Tiranës Afrim Qendro, në një komunikim për mediat nga vendngjarja, sot në 8 janar, foli më shumë për zjarrin që ka rënë tek 5 Maji në kryeqytet.
Qendro u shpreh se është kërkuar mbështetje për të shuar flakët nga zjarrfikëset e Elbasanit, Vorës dhe të ushtrisë. Ai theksoi se nuk ka persona të lënduar nga flakët, duke shtuar se nuk ka lëndë të rrezikshme të përfshira nga zjarri, por janë kryesisht rroba.
“Po mundohemi që të rregullojmë problemin. Kjo është një magazinë e madhe, ku operojnë disa biznese. Nuk ka gjëra të rrezikshme, por rroba dhe sende të tjera. Po pritet të vijë dhe zjarrfikësja e Elbasanit, do vijnë dhe zjarrfikëset nga ushtria. Do na ndihmojnë me furnizimin me ujë. Nuk ka persona të lënduar. Forcat e rendit kanë siguruar një perimetër. Zjarri po vazhdon. Është zjarr masiv, është magazinë shumë e madhe dhe kërkon kohën e vet. Situiata është nën kontrollin e zjarrfikësve. Janë në terren 11 zjarrfikëse dhe 60 efektivë”, tha prefekti Qendro.
Tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji ka marrë flakë këtë të enjte, 8 janar 2026, duke shkaktuar panik tek banorët dhe pasoja të shumta për bizneset.
More po cfar behet keshtu se nuk po marrim vesh fare ? Po mbytemi nga shirat e rrembyera dhe lumenjte e dale nga shtrati , apo po digjemi si minjte ne lagjen 5 mali brenda ne Tirane ? Eshte vertet turp i pa degjuar qe njerezit te pervelohen ne kohe permbytjesh ! Faji eshte teresisht i njerezve dhe aspak i natyres !
Nuk eshte tregu ke 5Maji, por tregu tek ish Uzina Dinamo.
Jane ne pritje te zjarrefikesve nga Kosova, Maqedonia, Ger-qia, helikoptere jane nisur nga Meloni sydac por deti ka qene 6 ballesh nuk i ka lejuar qe te fluturojne ne drejtim te "5 Majit" dhe me tej.