Ndihmoi pronarin e lokalit të arratisej pasi rrahu punonjësen e OSHEE në Tiranë, arrestohet i riu

26 Prill 2025, 13:30Kronika TEMA
Ndihmoi pronarin e lokalit të arratisej pasi rrahu punonjësen e OSHEE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun që ndihmoi Spartak Carën, të arratiset pasi dhunoi faturisten e OSHEE në Tiranë.

Vijojnë kontrollet për 38-vjeçarin Cara, pronar i një lokali në rrugën ‘Artan Lenja’, ku punonjësja e OSHE, Rubena Hasa, shkoi për të kontrolluar matësin e energjisë elektrike.

Cara qëlloi faturisten me sende të forta në trup, pavarësisht tentativave të saj për ta sqaruar se ishte aty për të lexuar sahatin. Faturistja po mbahet nën kujdesin e mjekëve të Traumës.

Sipas Report Tv autori i dyshuar Spartak Cara, i cili ka dhunuar një ditë më parë faturisten e OSHEE, rezulton me probleme të shëndetit mendor.

Sipas burimeve autori i dyshuar rezulton më herët të ketë qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë. Megjithatë, deri tani 38-vjeçari nuk është gjetur nga policia.

“Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J.S. (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes nga vendi i ngjarjes. Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes, 38-vjeçarit S.C. Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën "Artan Lenja", ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e OSHE-së, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L.M., 28 vjeç, banues në Tiranë.” thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

1 Komente

  1. s
    shqip

    Edhe psiqik edhe pronar lokali. Këta janë si ata tipat që merrnin kartelë para 90ës. Ishin tamam ajo shprehja : më hap rrugë se jam budalla.. Ishin më se normal, por merrnin kështu raporte , dhe pastaj bënin si garipa nëpër rrugë. Tani ky tipi këtu me që ra fjala. Si mund të jetë edhe budalla, edhe të ketë një bar ku shërben për të pirë e për të ngrënë? Jo se i bie që ky në kafe mund të hedhë edhe bar miu. Po ça problemi ka se po habisni botën? Ky s'do të paguajë detyrime, fatura. Vjedh ndoshta energjinë, dhe pastaj rreh inspektorët duke bërë si problematik mendor. O mbylleni budallanë, o mbyllni lokalin , u mësuam me këta të sëmurët.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje