Ndryshimi drastik i Gilmando Danit dhe fejesa me një arkitekte e profil i ulët që mbante pas daljes nga burgu

11 Nëntor 2025, 20:40Kronika TEMA
Ndryshimi drastik i Gilmando Danit dhe fejesa me një arkitekte e profil i

Gilmando Dani, 47 vjeç, ka mbetur i vdekur pasditen e kësaj të marte në një atentat mafioz. Një ndër njerëzit e cilësuar si eksponentët më të lartë të krimit në kryeqytetin e Shqipërisë, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit - grupi që deri një dekadë më parë ishte kthyer në tmerrin e bizneseve të Tiranës - u ekzekutua sapo shkeli tokën shqiptare.

Kur të gjithë e dinin në burg ose e kishin harruar emrin e tij, për shkak se Gilmando Dani kishte zgjedhur të mbante një profil gati inekzistent, vrasës profesionistë e pritën në Rinas dhe e ekzekutuan në një prej zonave që duhet të konsiderohej më e sigurta në Shqipëri.

Ndoshta, të tillë e ka konsideruar edhe 47 vjeçari, duke mos menduar se do të gjente vdekjen në rrugën hyrëse/dalëse të aeroportit.

Pas daljes nga burg në tetor 2024 dhe shlyerjes së dënimit 12 vjeçar për shantazh e gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja, Gilmando Dani kishte pësuar një ndryshim drastik në pamje. 

Djali shtatlartë dhe i imët që mediat e kishin fiksuar disa herë në gjyqin e grupit Shullazi krah Emiljanos, nuk njihej.

Dukshëm më i shëndetshëm dhe më flokët e rënë, 47 vjeçari kishte marrë drejtimin e grupit dhe paralelisht po përpiqej të ndërtonte një jetë të re.

Siç raportohet, ishte fejuar me një arkitekte dhe mbante një profil të ulët publik. Nuk mund të thuhet me siguri nëse i tillë ishte dhe për Policinë e Shtetit, ama pak por i sigurt është fakti se për shofer kishte një punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore - institucioni që kontrollon Policinë.

Fotografia e fundit e tij i përket periudhës kur është liruar nga qelia dhe ka vendosur të aplikojë për pasaportë biometrike, pra në vitin 2024, ndërsa pamjet e fundit në internet e tregojnë viktimën e atentatit të sotëm krah Emiljano Shullazit në gjyqin maratonë kundër grupit, në 2015.

10 Komente

  1. N
    Nastradini

    Po kunati i Gilmandos qe punon ne hipoteken e Tiranes dhe u jepte Shullazit dhe kunatit info per pronat me probleme me profil te ulet eshte ? Shtet shkerdhate.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhe prit qe te behet Shqiperia me keta

      Shtet muti nje i AMP qe paguhet nga shteti dhjere e nga ne,eshte shofer i kriminelit mafioz

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palloshi i gjate

        Vis Martini - shoferi polic i operacinales Gilman Dani - shoferi agjent i AMP

        Përgjigjjuni
        1. P
          PO , PO

          Ministres se brendeshme i duhet te mendoje shume , te marre keshilltare eksperte , te perfitoje nga pervoja e homologeve te shteteve mike dhe te mbeshtetet fort nga qeveria ( gje qe e kam veshtire ta besoj ) per te bere nje qiiizme te vertete ne polici , sepse populli nuk i beson me as drejtesise e as policise . Une e di qysh tani qe e shkruaj , qe keto as i lexon kush pa lere pastaj t`i marrin ne konsiderate , por brezi yne eshte rritur me ndjenjen e pergjegjesise per mbarevajtjen e vendit dhe nuk mund te rrime indiferent , persa te marrim fryme !

          Përgjigjjuni
          1. T
            Torino

            E bukur kjo!Shtatlarte dhe i imët!Se kisha degjuar ndonjehere.

            Përgjigjjuni
            1. p
              prec Ulaj

              Vajti atje ku i takonte, sepse ka vrare, shantazhuar, torturuar njerez te pafajshem.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Ramuti gaztori i BE.

                Ja pra shoke te " Njesit Gueril" te merrni shembull jeni nje hic perpara ketyre dhe ketij bamditi, killeri e mafiozi qe perdorin si shofer Agjente te Mbikqyrjes se Pordh-licise se shtetit te Rahmutit. Pordh-licia e Shtetit Plehere eshte ne rrugen e duhur, po populli ku eshte, apo Rama vidh e vrit e keta e votojne perseri si diten e diele, qyte-kare e shtet pleh.

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xxy

                  Gilmando njeri, Gilmando tjetri, pale ajo Lala sikur zbuloi sekrete te medha! thjesht, po vrave te vrasin dhe ik cirr bythen. Kaq. Komente, gazeta, lajme pa fund. Krimi brenda sojit eshte normalitet. Po pse nuk punon ky ligj dhe ne parlament, te armatoset parlamenti!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. ?
                    ??

                    Këta janë myzeqaret e shkollumë apo Jo?

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tiku

                      shtet bythe duhet doreheqje urgjente krimi ne sulm

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje