Ndryshimi i Florenc Çapjas pas 8 vitesh në Dubai, policia: Akuzohet si porositës i 3 vrasjeve

2 Maj 2025, 18:15Kronika TEMA
Ndryshimi i Florenc Çapjas pas 8 vitesh në Dubai, policia: Akuzohet

I shumërkuari Florenc Çapja u ekstradua pasditen e kësaj të premte nga Dubai.

Nga pamjet e policisë, vihet re një ndryshim i madh në pamjen e 44-vjeçarit, i cili prej 8 vitesh i fshihej drejtësisë shqiptare në “parajsën” e Emiratave të Bashkuara Arabe.

Në njoftimin për ekstradimin e “të fortit” të Elbasanit, policia e cilëson Çapjan një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të INTERPOL-it, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit F. Ç., 44 vjeç, të lindur në Elbasan. 

44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, sqaron policia. 

6 Komente

  1. U
    Uliks.

    Bodigardi is saliut nga 2005. Miku gon kulicit.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Richard Gear

      Face of a Sunni Albanian!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Richard Gear

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

        Përgjigjjuni
    2. T
      T

      Race e poshter kriminel te lindur.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Kontigjenti I monstres se vicidolit dhe gaz bythes.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

          Qyteti yne i dashur do te bie ne qetesi me ne fund, keto kriminele kane mbjellur vetem terror, sa lote nenash, bashkeshortesh dhe femijesj jane derdhur per te gjitha ato viktima qe keto kriminele kane vrare, keto individe nuk duhet ta shohin me driten e diellit por te kalben ne burg

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje