VIDEO/ Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie

2 Maj 2025, 18:00Kronika TEMA
VIDEO/ Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai, mbërrin në Rinas

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Florenc Çapja ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, me policinë shqiptare që ka finalizuar në këtë mënyrë operacionin e ekstradimit të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Avioni që transportonte 44-vjeçarin mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 17.00 të kësaj të premte. Ai është shoqëruar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat kanë marrë në dorëzim Çapajn.

Florenc Çapja, një emër i njohur në botën e krimit në Shqipëri, kthehet në atdhe pas rreth 8 vitesh qëndrimi në Dubai, ku qëndronte i pashqetësuar, në mungesë të një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Ai është i akuzuar nga SPAK për porositjen e vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan në vitin 2012. Për këtë vepër, Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri.

Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili ka pasur përplasje me grupin e Suel Çelës. Grupi kriminal Çapja ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë, duke përfshirë porosi vrasjesh dhe aktivitete të tjera të paligjshme në botën e narkotikëve. 

3 Komente

  1. H
    Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

    Muci e ndjej mungesen tende, dje me the qe nuk do te shkruash më analizat e tuaja mbreselenese ne planin gjeopolitik, shikoje dhe nje here vendimin tend, atdheu dhe audicioni i gjere ka nevoje per penen tende, je nje aset i pazevendesueshem, me the mbreme qe ndjehesh me mire mbas asidentit qe te pregatiten segmente te caktuara te sigurimit te shtetit, policise, asfalise greke dhe ambasada por ti u ngrite si nje sfinks dhe i sfidove keto segmente. Rekomandimi i im eshte qe te marresh kontakt me Zhejin dhe te behesh pjese e paneleve ne analizat mbi situatat gjeopolitike, vendi ka nevoje per eksperiencen tende gjeniale ne fushen e dipllomacise, per penen plot ndjenje te prozave te juaja, atdheu te kerkon Muci

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sula nga Kashari.

      Bravo Taulant Ballës,e tha dhe e bëri në kohën që ishte Ministër Rendi ,kjo është tamam punë që duhet përgëzuar,ti lejmë llafet jo e bëri se i premtoi krahut tjetër kriminal se do u pastronte rivalët e ata do e votonin?Do thotë dikush po më ato të tjerët,prisni në mandatin tjetër.Edhe një herë bravo "çorap kuq" Orenje.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Byrektore Shqupi

        Mos e suni rrumën! Po mori pushtetin Sala ju shpalleni heronj të demokracisë dhe fitoni lirinë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje