Një 50-vjeçar shqiptar i dënuar në Itali për një sërë veprash kriminale është arrestuar në Shqipëri dhe pritet të ekstradohet në shtetin fqinj.
Shtetasi Dashamir Gjepali, i lindur në Shijak, u lokalizua dhe u vu në pranga në Durrës pas një bashkëpunimi të suksesshëm mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve italianë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e kishte dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 24”.
I dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale, arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
Dashamir Gjepali, 50 vjeç, i lindur në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Lini një Përgjigje