VIDEO/ Në luftë me zjarret, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës përfundon në spital

13 Gusht 2025, 14:45Kronika TEMA
VIDEO/ Në luftë me zjarret, nënkryetari i Bashkisë së

Delvina vijon të jetë në situatë kritike lidhur me flakët. Zjarret kanë rrethuar kodrat e qytetit, ndërsa nga ajri po ndërhyhet me dy helikopterë.

Ndërkohë, Filip Xuxi, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës ka përfunduar në spital pas përballjes me flakët në terren.

Xuxi ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit të rënduar në zonë që çlirohet nga zjarret e fuqishme.

Nënkryetari i Bashkisë Delvinës shihet i ulur në një karrige në rrota teksa po transportohet në spitalin e qytetit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lini një Përgjigje