Ndezën zjarre dhe dogjën sipërfaqe të konsiderueshme toke, dy të arrestuar në Fier dhe Lushnje

13 Gusht 2025, 12:10Kronika TEMA
Ndezën zjarre dhe dogjën sipërfaqe të konsiderueshme toke,

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas, të cilët dyshohen se kanë ndezur zjarre në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe në Lushnje.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Shezai Banaj, 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në luginën e lumit Vjosa, në vendin e quajtur “Mezarak”. Si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke, rreth 300 pemë ulliri dhe bimësi të ndryshme të parkut kombëtar.

Gjithashtu, në flagrancë u arrestua shtetasi Arjan Kaja, 58 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Dushk. Zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe toke, ndërsa Kaja ka kundërshtuar edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 61 vjeç, banues në fshatin Cakran, për veprat penale "Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore", pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në luginën e lumit Vjosa, konkretisht në vendin e quajtur “Mezarak”, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke (arë), 300 pemë ulliri dhe bimësi e llojeve të ndryshme e parkut kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Dushk, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Dushk, ku si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe toke", njofton policia.

Lini një Përgjigje