VIDEO: Zjarri në Gramsh, banorët me kova me ujë luftë për fikjen e flakëve

13 Gusht 2025, 11:33Kronika TEMA
VIDEO: Zjarri në Gramsh, banorët me kova me ujë luftë

Banorët në Gramsh janë angazhuar duke mbushur kova me ujë dhe duke ndërhyrë vetë për fikjen e zjarrit në zonë, konkretisht në Harunas.

Ndërsa të gjitha ekipet e ushtrisë janë të përqendruara në parandalimin e përhapjes së flakëve drejt fshatit Nartë, i cili është më i populluar dhe nëse zjarri përhapej aty, do të përhapej më tej në zonat e Sulovës dhe Cërrikut.

Për neutralizimin e flakëve po operojnë 7 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 300 vullnetarë dhe 50 forca të specializuara.

Megjithatë, rreziku mbetet i lartë për Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snosëm, Sojnik, Probat dhe Grabovën e Poshtme.

Autoritetet dhe forcat e emergjencës po vazhdojnë përpjekjet, por terreni malor i vështirë dhe temperaturat e larta po komplikojnë ndërhyrjen efektive.

Banorët e zonave të prekura po largohen me urgjencë nga banesat, duke marrë vetëm gjërat më të domosdoshme.

Helikopterët e emergjencave civile qëndrojnë në gatishmëri për transportin e të plagosurve drejt spitalit të Tiranës. Situata pritet të mbetet kritike edhe në orët në vijim.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe respektim të udhëzimeve të ekipeve të emergjencës, duke kërkuar evakuimin e menjëhershëm drejt zonave të sigurta në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë.

Nga burime zyrtare, deri tani në Gramsh janë djegur rreth 39 banesa në Skënderbegas.

3 Komente

  1. Y
    Ylli

    Vendi digjet ne syte e nje shteti 35 vjet super te korruptuar e inekzistent kunder zjarreve, kurse votuesit karakurva dele krihen dhe qeirren se kush eshte me Sahenun e kushe me Ramutin.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Universi shpresa ime

      Me shurr fiket më shpejt zjarri. Po 34 vjet e nuk e blet nji avion për shuarjen e zjarreve? Mallkuar qofshi ju politikanēt hajduta

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cen Durimmodhi

        Po se nje avion te ben pune. Po Enver Hoxha si i shuante zjarret?! I shuante me SHTET.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje