Nën efektin e drogës tentoi t’i largohej patrullës dhe përplasi me makinë dy policë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

9 Korrik 2025, 13:36Kronika TEMA
Nën efektin e drogës tentoi t’i largohej patrullës dhe

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranë, pasi nën efektin e dogës ka aksidentuar me makinë dy efektivë policie në tentativë për tu arratisur.

Në pranga ka rënë S.Xh., i cili me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.

Si pasojë e përplasjes u plagosën dy punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që tashmë është pjesë e provave materiale në hetim. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethana të tjera të rastit.

Lini një Përgjigje