Kishin kultivuar 114 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Shkodër

9 Korrik 2025, 12:16Kronika TEMA
Kishin kultivuar 114 bimë kanabis, në pranga babë e bir në

Një 62-vjeçar dhe djali i tij 22-vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi kishin kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike kanabis Sativa, në fshatin Drisht.

"Si rezultat i hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit S. B., 62 vjeç dhe S. B., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Drisht.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 114 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Drisht", njoftoi policia. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje