“Neni 244 i Kodit Penal” - Ylli Manjani: Kod bolshevik, me një fjalë të vetme të çon në burg

20 Mars 2025, 19:08Kronika TEMA

“Neni 244 i Kodit Penal” - Ylli Manjani: Kod bolshevik, me një

“Ky është neni 244 i Kodit Penal. Shiheni me vemendje. Mjafton të premtosh ose të propozosh dhe ti je i dënueshëm për Korrupsion aktiv.”

Me këto rreshta nis postimi i avkokatit Ylli Manjani, i cili e paraqet nenin në fjalë si bolshevik, pasi nëpërmjet një fjale të vetme ky nen mund të të çojë në burg.

Manjani shprehet se fuqia e këtij neni kriminalizon një shoqëri të tërë, pasi gjithkush premton apo propozon diçka në raste nevoje, porse ai shton se ky ligj do të përdoret për raste selektive ku të jetë nevoja.

Avokati del hapur kundra këtij ligji duke pohuar se drejtësia penale dënon veprimin që ka sjellë pasojën, jo mendimin apo fjalët.

Postimi i Manjanit:

Ky është neni 244 i Kodit Penal.

Shiheni me vemendje.

Mjafton të premtosh ose të propozosh dhe ti je i dënueshëm për Korrupsion aktiv. Nuk ka rëndësi e jep apo jo plaçkën e korrupsionit, mjafton premtimi!!!

Një fjalë e vetme dhe fap të çon në burg.

Ky është rasti kur fjala të bën fajtor.

Kodi Penal bolshevik, i cili nga njëra anë e ndalon dënimin e mendimit dhe përgatitjen për krim dhe, nga ana tjetër të dënon për një fjalë në telefon, kriminalizon një shoqëri të tërë.

A ka shqipar që nuk premton apo propozon diçka kur ka nevojë?!  Po çfarë t’u themi tani se janë të korruptuarit aktivë?!

Sigurisht që ligji penal në këto raste do jetë selektiv sepse burgjet nuk kanë 1 milionë vende.

Sigurisht që kur ligji lejon goditjet selektive dhe, të mendimit apo fjalëve të njerëzve  është politik.

Kriminalizimi me ligj i një shoqërie, i mendimit apo ca më keq akoma i fjalës nuk ka lidhje me drejtësinë. Ska se si të ketë lidhje me të drejtën kur viktima, dmth ai që paguan (nga halli apo nga qejfi) quhet i korruptuar aktiv!

Lufta kundër korrupsionit në këto kushte është krejt politike. Që çke me të madje.

Kam qenë, jam dhe do jem kundër këtyre ligjeve. Këto janë ligje bolshevike.

Drejtësia penale dënon veprimin që ka sjellë pasojën, jo mendimin apo fjalët.

Pasoja e korrupsionit vjen nga veprimi abuziv i punonjësit publik dhe jo nga një shoqëri e tërë!

“Neni 244 i Kodit Penal” - Ylli Manjani: Kod bolshevik, me një

21 Komente

  1. l
    loni

    Shume e sakte.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liqeni

      Ioni jam I nje mendjeje me ty...Kuptohet edhe me parashtrimin e z Manjani. Sipas meje duhet te rishikohen dhe te behen ndryshime te dy kodet, kodi penal dhe I procedures, pasi po kriminelizohet gjithe shoqeria jone, etj. Nje ligj I poshter, qe gjoja mbron femren dhe familjen nga dhuna, duhet shfuqizuar menjehere. Ky ligj shfrytezohet masivisht poshtersisht per te shkaterruar familjen shqiptare, dhe, ne fast po e shkaterron ate cdo cast.

      Përgjigjjuni
      1. M
        MANJANA

        O Manjano ! Po, ne ketu paska hy bolshevizmi o derdimen ?! C'lidhje ka ky nen qe denon hajnat e pafund te sotem me bolshevizmin ?!!!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tony

        Ne si popull I korruptuam gjithe punonjesit shteterore duke ofruar rrushfet qe te na sherbejne jashte rradhe ose te perfitojme favore te pamerituara. Kudo ne Perendim denohesh po premtove rushfet punonjesve ne detyre. Por jam dakord qe nuk shkon ne burg vetem me fjale pa u provuar prova.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Saktë Tony. Kur nuk merr shërbim duhet të denoncosh dhe jo të korruptosh. Ligji është i saktë.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Haka Tekizoti

          Se sa nene të tilla do ketë nē Kodin Penal, njē dreq e di. Ndofta duhet ngritur grup ekpertësh pēr të parē gjithçka. Për rastin konkret do të ishte më mirë qē ky nen të çohej në Kushtetuese për papajtueshmëri me Kushtetutën.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhejms

            Une kete Manjanin se kam qef fare po fare fare por ne kete rast ka shume shume te drejte , ku mutin jane gjithe keta juriste qe nuk e kane pare kete nen , se ky te fut friken , ja ka kaluar dhe ligjit te Enverit .

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbereshi

              Cudi e madhe se si paskan lene jashte ketij neni edhe "mendimin", pra duhet te ishte "Mendimi, premtimi dhe propozimi" ... u kthym ne kohen e Dulles!

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetar

                Po t’i premtoj une para dikujt qe te te vrase ty, nuk duhet te denohem sipas teje? Çfare hyn koha e Dulles ketu? Populli thote gjuha kocka s’ka e kocka thyen.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  New York

                  Po qytetar! Sipas Manjanit edhe po premtove para per heqjen qafe te Manjanit nuk futesh ne burg edhe nqs Manjani iken per lesh...sepse duhet provuar dhenia dhe marrja e parave

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    ny

                    sa armiq ke o yllo ne parim flasin te gjithe se ti rruajne topet

                    Përgjigjjuni
              2. S
                Skerdi

                Loni Manjani hahaha Eh Zot kur flet dhe ky skizofreni i pabese. Qe tanineshte bere shok me Ramen. Burre vemje. Jo Ylli po kandili duhet ta kishte emrin

                Përgjigjjuni
                1. d
                  durrsaku

                  Gabohesh Skerdi, Ylli nuk eshte bere shok me Ramen por me Veliajn dhe per kete arsye gjoja u be opozitar.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sylvinjo raku

                  Bravo Manjani ! Kete ligj e nxiti ekipi i Soros qe te ndihmoj Rama hajdutin i cili e perdor kete ligj per te goditur kundershtaret e tij

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sali hajduti ne Burg!

                    Sylvinjo Sali Birrishi Vukut!

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Avokat Lesh e Lia

                    Sipas kesaj logjike as tentativa per vrasje nuk duhet te denohet kur s’ka pasoja. Po dikush qe kapet duke organizuar grusht shteti a duhet denuar o avokat? Po dikush qe tenton te shese sekrete shteterore agjenturave te huaja? Po dikush qe tenton te rrembeje nje femije duke i bere premtime?

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Legen

                      Pa brire je mbret , je pasha , pa brire eshte dhe moda . Jo vetem ky ligj , por i gjithe Kodi Penal duhet hequr , dhe keshtu pastaj Shqiperia Madheshtore behet vet ... ????. krejt si ne amerike , nuk ka fare asnje ligj , fare fare . Ik mor b.q..

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zgjohuni

                        Po Ramen qe e shoket e tij qe i kan bere premtine popullit ne te gjitha zgjedhjet per ne parlament, apo ato lokale ky ligj perse nuk funksionon? Me gjith ato premtime qe ata s’i kan mbajtur popullit sot duheshin ne Rec, apo!!!!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Ujku Plak

                          Jurist Pordhe. Ne nje Mbledhje ku Shefi Mendon dhe Propozon diçka se ka Interes, ku ka PSeme nga Varsit ti dal Kundra, qe i Bie nehet Fakt, dhe eshte Abuzim o Bole pse Fole

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            kasem gahinji

                            Dhe... Ka shume te drejte. Vec me nje ndryshim:ligj FASHIST, jo bolshevik

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Liqeni

                              Po, kasem...sakte!

                              Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje