“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

10 Dhjetor 2025, 19:11Kronika TEMA
“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një

Në studion e “Tirana Live” në ABC Neës, analisti Arben Meçe ngriti një sërë shqetësimesh lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndërthurjen e tij me politikën. Ai theksoi se mungon një mekanizëm i qartë matjeje të punës që justifikon pagat në organet e drejtësisë, duke nënvizuar se struktura aktuale është shndërruar në një “korporatë” me fuqi të zgjeruara.

Sipas Meçes, pezullimi i zëvendëskryeministres ka nxjerrë në pah ndërhyrje të pazakonta dhe kompetenca të tepërta të organeve të drejtësisë, deri në atë pikë sa një prokuror i thjeshtë mund të ndikojë në nivelet më të larta të ekzekutivit.

Ai shtoi se në raste të tilla Parlamenti duhet të marrë rol aktiv në transparencë, ndërsa shprehu bindjen se SPAK po shmang përballjen me Kuvendin. Analisti paralajmëroi se vendimet gjyqësore për pagat dhe rritja e ndikimit të trupës gjykuese përbëjnë një sfidë të re për balancat e shtetit.

“Nuk e di se cili është mekanizimi i matjes së punës për të bërë pagesën. Tek sistemi i drejtësisë nuk e shikoj këtë. Sistemi i pagave ndërtohet në bazë të hierarkisë së shtetit. E gjithë kjo fabul, ka lindur nga një ndërhyrje që është shumë e çuditshme, sepse në Shqipëri prej kohës në emër të vendosjes së një drejtësie të pavarur, kemi prodhuar një korporatë. Kjo doli dukshëm me pezullimi e zëvendëskryeministres, duke ndërhyrë deri në nivelet më të larta të sistemit. Një prokuror i zakonshëm me këtë dispozitë që ka tani, mund të arrijë të pezullojë nga detyra edhe kryeministrin. Nuk ekziston mekanizmi.

Kur ndërmarrja e drejtësie shkon në kompetencat e politikës, ndërhyn Parlamenti, i cili ka për detyrë që ta zbërthejë dhe ta bëjë transparence para qytetarëve. SPAK ka frikë të përballet me Parlamentin. Nëse kryeministri e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, do të thotë që është brenda sistemit. Drejtësia mund ta intimidojë çështjen, duke pretenduar se po i bëhet presion. Është korporatë, nuk është më Republikë Prokurorësh. Sfidë të tillë nuk kam dëgjuar asnjëherë. Ç’janë këto rroga që merren me vendim gjyqësor?! Nuk merren rrogat më vendim gjyqësor! Trupa gjykuese është bërë e pushtetshme edhe në shtetformim”, tha Meçe./abcnews.al

3 Komente

  1. O
    O

    Reforma ne drejtesi ka prodhuar nje bande kriminale berishiste ne Spak dhe GJKKO,kjo tashme eshte e dukshme per cdo shqiptar. Pa shpartalluar banden e Saliut si Olsi Dadot ne Spak,dhe Erion Banove ne GJKKO drejtesia do vazhdoj lincimin e zyrtareve socialist

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      O Mece...ju flisni vetem per spak se ai jua mblodhi juve te gjitheve. Te gjitha abuzuesit e dine qe nuk shoetojne po u doli firma. Po fol o Mece per dosjet kapice se nuk ka gjyqtare.pastaj kujt ja kerkon te kam rixha. A e beri partia jote me Edin ne krye. Opo te lutem me thuaj nje gje qe beri sakte ai shefi jot. Ja dhe Air Albanian e falimentoi..

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Qenka bere per te ardhur keq

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje