Parkuan keq duke shkaktuar trafik, policia gjobit 2 mijë shoferë brenda 24 orëve në Tiranë

10 Dhjetor 2025, 18:08Kronika TEMA
Parkuan keq duke shkaktuar trafik, policia gjobit 2 mijë shoferë

Për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytet ditëve të fundit, policia e Tiranës njofton se ka gjobitur 2 mijë drejtues në vetëm 24 orët e fundit.Sipas policisë, janë vendosur 105 masa për drejtuesit e automjeteve, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.

Ndërkohë 1261 gjoba për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë.

Gjithashtu 91 masa ndaj  drejtuesit e motomjeteve, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.

Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Ndërkohë kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut”-njofton policia.

 

1 Komente

  1. N
    Nastradini

    Po si të mos bashkëpunojë komuniteti me policinë kur gjobiten 2000 qytetarë në një ditë? Metoda perfekte për të fituar zemrat e njerëzve—me shpejtësi dhe efikasitet. Pastaj pyesin pse popullata është e acaruar…

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje