Ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër

26 Janar 2026, 12:51Kronika TEMA
Ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses,

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person me akuzën e abuzimit seksual me të mitur.

Në pranga u vu shtetasi K. K., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 12 vjeçe të bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje