Ngacmoi seksualist të miturën, lihet në burg 59-vjeçari në Korçë. Çfarë deklaroi në gjyq

13 Nëntor 2023, 10:46Kronika TEMA

Ngacmoi seksualist të miturën, lihet në burg 59-vjeçari

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 59 vjeçarin Anesti Sala, nga fshati Pojan, cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një 13 vjeçareje.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 59-vjeçarin, kërkesë që u pranua nga gjykata.


Mbrojtesi i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të butë sigurie për Salën, i cili gjatë seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën.

59 vjeçari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 14 vjeçares, për shkak te ngacmimit të të miturës, ka qenë në gjendje te dehur.

59-vjeçari u arrestua të premten pas denoncimit në polici nga familjarët e të miturës.

Lini një Përgjigje