Ngjarja në Laç, Dash Shehi: Në 2025-ën plas pushka si në Vlorën e ’97-ës

3 Maj 2025, 19:20Kronika TEMA
Ngjarja në Laç, Dash Shehi: Në 2025-ën plas pushka si

Dashamir Shehi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesdite në afërsi të Kishës së Laçit, ku pesë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

“Në Shqipëri plas pushka si në Vlorën e 1997-ës! 5 të plagosur me armë zjarri sot në Laç, mes tyre edhe një grua që shiste qirinj pranë Kishës. Këta nuk njohin më respekt as për vendet e shenjta. Po roli i shtetit ku është? 

Apo është përqendruar te fushata e Edi Ramës. Duke iu uruar shërim të shpejtë të plagosurve, kërkoj me forcë krijimin e Xhandarmërisë Kombëtare, si një instrument efikas për vendosjen e rendit dhe sigurisë. 

Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare, dhe shkëputja e lidhjeve të Policisë me krimin, janë pika kyçe të platformës së koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', i cili mban numrin 9 në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 majit 2025”, tha Shehi përmes një postimi në Facebook.

Raportohet se është qëlluar me armë drejt një makine pas një konflikti të çastit. Nga të shtënat janë lënduar pesë persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. 

Një nga të plagosurit është shitësi i qirinjve dhe të gjithë janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të lënduarit janë; Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj (shitësja). Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. 

16 Komente

  1. S
    Saliu

    MIRE E KE TI ZOTI SHEHI POR CFARE FAJ KA SHTETI KUR INJORANCA QE MBOLLI SALIU TANI U RRIT

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edvin Rama

      Mbush ti o njeri, apo nuk mbush? Ky shtet prej 12 vitesh nuk siguron dot jeten e qytetareve ne rrugë dhe përseri fajin e ka Saliu? Ky është rezultati i krijimit të qeverisjes me kriminele, në çdo hallkë dhe institucion dhe si mund të kuptojnë këto përgjegjësitë e shtetit. Në koken rende dhe të nenes tende gjatë kësaj have. Shteti ç'faj do të ketë???

      Përgjigjjuni
    2. c
      ccc

      Po ne Amerike qe vriten perdite, apo edhe atje ka plas pushka si ne kohen e Luftes Civile? Ngjarje te tilla te renda padiskutim qe cenojne rendin e sigurine, por krahasimet e ekzagjeruara nuk ndihmojne.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi

        Kjo eshte shenje e mire se tregon qe demokra-cia eshte pjekur si ne vendet me te zhvilluara .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shtet muti

          Keto janë akte Terroriste, policija nukë ekzistonë veç në letër, shumica e policve janë kiminl dhe mulitan partije dhe janë aty veç për lek, shtet muti..

          Përgjigjjuni
        2. F
          Foli dhe ky dembeli !

          Po ik ore Dash se le nam... mjafte me parrullla per Rrogen e majme qe ke mare si Deputet deri me sote pa asnje kontribut ndaj shoqerise ne Shqiperi ! Ke jetuar si dembel dhe ne hijen e kriminelit sali ke mbijetuar.... Ik andej ne ndonej qofe Kioske beje llloqe nese ka njerez dhe te dhurojne ata ndonej Dopie qyl si Rroga qe mere .... se per lloqe je ok... kalohet koha...

          Përgjigjjuni
          1. F
            Foli dhe ky dembeli !

            Po ik ore Dash se le nam... mjafte me parrullla per Rrogen e majme qe ke mare si Deputet deri me sote pa asnje kontribut ndaj shoqerise ne Shqiperi ! Ke jetuar si dembel dhe ne hijen e kriminelit sali ke mbijetuar.... Ik andej ne ndonej qofe Kioske beje llloqe nese ka njerez dhe te dhurojne ata ndonej Dopie qyl si Rroga qe mere .... se per lloqe je ok... kalohet koha...

            Përgjigjjuni
            1. F
              Foli dhe ky dembeli !

              Po ik ore Dash se le nam... mjafte me parrullla per Rrogen e majme qe ke mare si Deputet deri me sote pa asnje kontribut ndaj shoqerise ne Shqiperi ! Ke jetuar si dembel dhe ne hijen e kriminelit sali ke mbijetuar.... Ik andej ne ndonej qofe Kioske beje llloqe nese ka njerez dhe te dhurojne ata ndonej Dopie qyl si Rroga qe mere .... se per lloqe je ok... kalohet koha...

              Përgjigjjuni
              1. E
                EMIGRANTI

                Pse nofullshtremt, pse beni therrje vella vrasje,keni qene ju ne 97 dhe prute luften civile.per çfare po vriten na e thuaj?Vriten per budallalliqet e veta,çfare kerkon ti pijanec qe çdo qytetari ti veme nga nje roje?

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toska

                  97 e gatove ti me ate gerdallen tend qe i kan ik bletet nga kosherja dhe je nga ata pak tironca te trashe e turkoshake qe je nga te fundit qe e more vesh qe Sali Berisha te shkertheu e te bastardoi gjith historine dhe librin e shtepise. Idiot funksional

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labi

                    Ata thjesht kane bere stervitje ti kete Salihi gati,pse kot tha ai se Tiranen e marr me cuna nga Laci. Tamam burra vriten ne dere te kishes,me keta nuk ka kanun ligj e fe,varja ne litar eshte pak.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bummm.bumbum

                      Mentalitet primitiv varfëri kto gjëra do sjelli. Edhe ju parlamentkarët ziheni e ofendoheni me libère shpie , bëni të fortin , injoroni ligjet . Jeni shëmbulltyra e dhunës dhe degjenerimit social.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilo Pensionisti,Tiranë

                        Me që policia e ka identifiku atorin pse nuk identifikohet me emër,atsia,mbiemri ? Kjo për arsye se mund ta takojmë nërrugë,kafe apo në lokale nate.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Henk

                          O Dash qoftja, ti kujton '97 dhe po e krahason Shqipërinë e sotme me atë kohë, për të diskretituar Ramën për efekt politik, por mos harro se ti ishe (dhe ishe deri vonë) pjesë e asaj qeverie që solli '97. Historikisht ke mbijetuar si vemje nën hijen e Saleh kasapit, nuk ke asnjë kontribut në 34 vite politikë. Je thjesht një pijanec qoftexhi.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rrofte Lexhenda !dhe. Dash Rakia

                            Po ben fushate !? Nr. 9.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                              Raki me qofte .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje