E kërkonte Belgjika, shqiptari kapet pas 13 vitesh në Angli! Sherri për prostitutat e përfshiu në vrasje

3 Maj 2025, 18:35Kronika TEMA
E kërkonte Belgjika, shqiptari kapet pas 13 vitesh në Angli! Sherri

Policia e Merseyside Police në Angli ka arrestuar një shqiptarë të kërkuar për vrasjen në bashkëpunim të Klaudjo Alushit.

Top Channel ka parë dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër ku këtë të shtunë ka dalë për t’u njohur me urdhrin e arrestit për Hajdar Allajbej.

Ai ka pranuar me dëshirën e tij të ekstradohet në Belgjikë.

Sipas mediave belge të cilave u referohet Top Channel Kujtim Puci, së bashku me vëllezërit e tij Arben dhe Hajdar Allajbej  (që besohet se kanë ndërruar identitet nga Puci në Allajbej) Natën e 4 prillit 2012 ata u konfliktuan në një lokal nate me një tjetër shqiptar të quajtur Klaudjo Alushi 25 vjeç, për femra të cilat i shfrytëzonit për prostitucion.

Klaudjo Alushi, një shqiptar pa vendbanim të përhershëm në Belgjikë, 25 vjeç, u gjet i vdekur përpara kafenesë “King Bar”, në rrugën Livourne në Saint-Gilles. Ai kishte marrë shumë goditje me thikë.

Arben Puci më pas u dorëzua në polici, duke deklaruar se ishte autori i vetëm i ngjarjes.

Por rezultoi se ai ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Kujtim Puci, dhe një mik, Hajdar Allajbej. Këta të fundit arritën të largoheshin dhe janë në kërkim.

Sipas një dëshmitari, përleshja kishte lidhje me konkurrencën mes të dashurave të Klaudjo Alushit dhe Kujtim Pucit të cilat përdoreshin si prostituta në bulevardin Louise.

Në fund të vitit 2014, Gjykata e Brukselit e dënoi Arben Pucin me 18 vite burg, ndërsa i dyshuari kryesor Kujtim Puci u dënua në mungesë me 30 vite. Ndërsa për vëllain tjetër, Hajdar Puci-Allajbej u dha dënim në mungesë.

4 Komente

  1. K
    Kritiku

    TEMA VAZHDON NE RRUGEN E SPIUNIMIT...Mero nuk KA NDRYSHUAR FARE QYSH NGA KOHA E Dulles........lol

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      Mos ma vini re se jam pallosh arash.Nuk di te dalloj spiunimin nga informimi

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      Muslims shqipfoles qelbin boten gjthndj.... siktir rasat arabesh

      Përgjigjjuni
      1. H
        Henk

        "Policia e Merseyside Police..".. "Ka arrestuar një shqiptarë..".. Bobo sa rëndë janë gazetarët shqypo me gjuhën shqipe..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje