Sarandë, grabitësi vjedh një dyqan dhe tenton të përdhunojë shitësen 26-vjeçare

3 Maj 2025, 10:22Kronika TEMA
Sarandë, grabitësi vjedh një dyqan dhe tenton të

Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin Jorgo Kumaraku alias Leonard Kumaraku, i cili nën kërcënimin e thikës i ka marrë një shumë prej 60 mijë lekë shitëses në një dyqan në lagjen nr. 2 të Sarandës.

Por, makthi për 26-vjeçaren s’ka përfunduar me kaq. Jorgo Kumaraku pasi i mori shumën e parave dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me shitësen.

26-vjeçarja raportohet se ka pësuar dëmtime fizike, ndërsa Jorgo Kumaraku është shpallur në kërkim nga blutë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60.000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. 

Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, informoi policia.

4 Komente

  1. S
    Sopiqot

    Ki do jete Erdogan ose Detari

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpata

      Jo jo mos tento te fshifesh, eshte grek si Janutullosi.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Ai eshte ai sumqimi grekofil qe ndryshon nik,ne Detari,Erdogani e te tjere. Lavirja lavire ngelet,i ben te gjitha!!

        Përgjigjjuni
    2. H
      Henk

      Jorgo?? Joo, ska mundësi, këto gjëra i bëjnë vetëm "turko-shqiptarët".. Apo jo o grekqira? Ku jeni futur, nga po qiheni..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje