I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit për të cilin drejtësia ka mbyllur sytë

2 Maj 2025, 22:25Kronika TEMA
I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët

Nga Entela Kaloti

“ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ka ikur asnjë ditë!”

Me këto fjalë që dalin nga thellësia e një zemre të copëtuar Aurela, nëna e Stiven Toshkësit, përkujton ditëlindjen e 22-të të djalit të saj. Përkundër festës, tortës dhe gëzimit, kjo është një ditëlindje e heshtur. Një përvjetor prekës, pa zë, ku dhimbja zë vendin e gëzimit dhe mungesa bërtet më fort se çdo fjalë.

“Gëzuar ditëlindjen, jeta ime! Ti je drita ime në errësirë. Ke lindur për të jetuar në përjetësi, biri im!” uron ajo të birin që e mendon pranë, me zërin e dridhur duke prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa tollumbacet e bardha ngrihen drejt qiellit.

Në vend të dhuratave është kjo përkujtimore me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në gjimnazin ku ai studioi. Një pllakë e ftohtë prej graniti me mbishkrimin që prek çdo kalimtar: “Në kujtim të Stiven Toshkësit, ish-nxënës i gjimnazit Partizani – vetëm dashuri dhurove, fluturo në dimensione më të larta!”

Një pllakë që mbart peshën e një jete të prerë në mes, të një shprese të shuar, të një shpirti energjik dhe ëndërrimtar.

Stivi ishte student në "Kolegjin Gjerman të Teknologjisë". Adhuronte pikturën, sportin, udhëtimet. Ishte djali me buzëqeshjen që ndriçonte çdo ambient, me shpirt e zemër të madhe. I pashëm dhe me një aura që të shtangte! Në sytë e shokëve, ai ishte model. Në familje ishte adhurimi dhe krenaria. Në lagje, ishte buzëqeshja që e donin të gjithë.

Ëndrra e tij ishte të bëhej një biznesmen. Donte të hapte restorantin e tij, pasion që nisi në moshën 17-vjeçare, kur punoi dhe menaxhoi për disa muaj një lokal. E tërhiqte edhe bota e teknologjisë dhe dizajni i makinave. Donte të shkonte larg dhe deri atë kohë dukej se e kishte shtruar rrugën drejt suksesit, por nuk e mendonte që kjo rrugë do të ndërpritej ende pa filluar mirë.

Jeta e tij u këput pabesisht në mes, në këtë rrugë mes 17 dhe 18 prillit 2023, nga një thikë në dorën e një bashkëmoshatari, pranë shtëpisë së tij, në një natë të shenjtë për besimtarët myslimanë, Natën e Kadrit.

Thika që i mori jetën, shpoi edhe zemrat tona...

Për nënën e tij Aurelën, miken time të 20 viteve, dhimbja është e thellë, por malli për birin edhe më i madh. Pakkush mund ta kuptojë atë... Kjo e ka bërë të shohë përtej jetës, të gjejë ngushëllim në besim e dimensione të tjera jete. Koha për të ka ndalur më 18 prillin e vitit 2023. Asgjë materiale e kësaj bote nuk ka më rëndësi për të. Çdo ditë është njësoj....

Largimi i Stivit nga kjo botë e ka bërë atë një tjetër njeri. Ajo nuk do ta ndajë dhimbjen me askënd. Nuk pyet pse? Nuk kërkon shpjegime, nuk shan dhe as mallkon, por kërkon vetëm drejtësi, dhe më shumë se atë tokësore, kërkon drejtësinë hyjnore. Refuzon çdo ftesë mediatike dhe debat publik mbi vrasjen e të birit, se dhimbja e saj nuk ka ngushëllim.

Takimet me Lelën siç e thërrasim ne, janë një privilegj, sepse qetësinë e gjen në vetminë e saj, në dhomën e të birit, ku qëndron prej më shumë se dy vitesh dhe ku ajo thotë se e ndjen pranë.

Ne bisedat me të, të duket vetja e vogël, kur flet për madhështinë e shpirtërores dhe afrimin që ajo ka me Zotin, për fokusin, apo qëllimet dhe kuptimin që ka marrë tani, jeta në tokë.

U njohëm kur djemtë tanë ishin vetëm 2 vjeç në redaksinë e lajmeve të Neës 24 dhe që prej asaj kohe nuk ndanim vetëm korridoret dhe punën, por edhe jetën tonë. Bisedat dhe kafet tona ishin të lidhura me jetën e fëmijëve tanë; rreth gëzimeve, shqetësimeve, dëshirave, të ardhmes dhe shkollimit të tyre.

Çfarë na mësoi Stivi?

Ndarja nga jeta e Stivit nuk tronditi vetëm familjen, shoqërinë dhe të gjithë ne, por na ndryshoi edhe jetën. Na bëri të kuptojmë se sa e rëndësishme dhe e vyer është jeta. Na bëri të kuptojmë se çfarë vërtet ka rëndësi dhe kuptim. Dhe nuk janë arritjet, sukseset, fama, karriera, pasuria, apo pushteti, por është dashuria... janë ato gjërat e thjeshta, gëzimi që gjendet në to. Është familja, koha që kalojmë me njerëzit që duam, janë miqtë e vërtetë, shoqëria dhe shëndeti. Për ta jetuar jetën thjesht, pa egoizëm dhe pa lakmi. Stivi na bëri të kuptojmë se jemi kalimtarë të kësaj bote; që nuk mund ta ndryshojmë dot fatin tonë, por kemi në dorë vetëm një gjë: të zgjedhim të bëhemi njerëz më të mirë, ose e kundërta.

Historia e Stivit, ashtu si e shumë të rinjve të tjerë që kanë humbur jetën në mënyrë të ngjashme dhe të padrejtë në vendin tonë, është një thirrje e fortë dhe reflektim për të gjithë ne. Një apel për ndërgjegjësim dhe edukim. Për të ndalur dhunën, për të mbrojtur jetën, për të krijuar një shoqëri ku jeta e një të riu të mos shuhet në mesnatë, por të lulëzojë në dritë.

Si ndodhi ngjarja 2 vite më parë?

Sherri për një vajzë i nisur në rrjetet sociale degjeneroi fillimisht në një plagosje të lehtë te rruga e Elbasanit dhe më pas në një sulm fatal me thikë pranë shtëpisë së tij.

Stivi kthehej si çdo ditë nga puna, (pas shkollës ) rreth mesnatës kur autori Aksel Hoxhaj dhe shoku i tij Ensi Maze, po e prisnin në derë të shtëpisë.

Familjarët dhe shokë të Stivit tregojnë se konfliktin ai e ka pasur me Arbër Muratajn, djalin e famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019, ku qëlloi me armë drejt Policisë. Dy muaj më parë para ngjarjes Arbër Murataj ka marrë në telefon Stivin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Stivi shkoi në takim, ai është qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Arbër Murataj.

Stivi arriti të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por nuk bëri denoncim në polici, pasi u kërcënua me jetë nga Murataj. Dy muaj më vonë, më 18 prill ai u qëllua për vdekje po me thikë, nga Aksel Hoxhaj, i cili rezulton të jetë shok i ngushtë me Arbër Muratajn që prej klasës së parë. Ndërsa Ensi Maze i cili ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes, mbajti brenda mjetit shokun e Stivit, në mënyrë që të mos e ndihmonte. Ky i fundit u kap në ditën e krimit nga policia, ndërsa autori u vetëdorëzua mbas 2 ditësh.

Dënimi i autorëve dhe dyshimet e familjarëve

Pas gati dy vjet seancash gjyqësore, më 30 mars të këtij viti, Gjykata e Tiranës dënoi me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e Stivën Toshkësit, më 18 prill, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”.

Fajtor për moskallëzim krimi është shpallur edhe i riu Ensi Maze, i pranishëm me autorin në momentin e krimit. Ai u dënua me 3 vite burg dhe tashmë është i lirë.

Dy të rinjtë ishin në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili përfundoi në fatalitet. Sipas togave të zeza, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar grupin e autorit në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjen e viktimës. Fakt për këtë, sipas familjarëve, janë edhe mesazhet në telefon, ku Arbër Murataj donte të jepte shpërblim për gjetjen e informacioneve për Stivin.

Megjithatë takimi në mesnatën e 18 Prillit të 2 viteve më parë, në hyrje të shtëpisë së Stivit është konsideruar nga gjykata si rastësor dhe vrasja sipas saj ndodhi pas një konflikti të çastit dhe pa paramendim.

Por ndryshe mendojnë familjarët e Stivit, të cilët ngrenë pretendimin se edhe prokurori i çështjes ka neglizhuar dhe manipuluar provat.

Dhe ndërsa kalvari i drejtësisë do të vijojë në Apel, Lela na tregon se flet çdo ditë me të birin se e ndjen pranë në çdo moment. Për të Stivi mungon vetëm fizikisht duke na treguar se është vetëm një fije e hollë që ndan këtë botën tonë me të përtejmen… 

15 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Gjakderdhje(mes Muslims)ne diten e "shenuar"(per muslimon brothers) te Kadriut!!!!! Fataleeeee!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Vështirë të gjesh fjalë ngushëlluese për një tragjedi kaq të madhe,por intensiteti i lartë i shpellarëve për M2,është simptomë për tragjedi të ngjashme.Duhet kufizim ligjor.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Laberia

      I ndrihte shpirti djalit qe ja morren jeten disa kerma malokesh me prejardhje familje kermash. Mallkimi duhet te ndjeke me breza ate prokuror dhe gjyqtar kriminel qe gjakun e kulluar te nje te pafajshmi e konvertuan ne para per pjellat e tyre te ndyra. Ky krim monstruoz eshte vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim dhe meriton dy burgime te perjetshme per dy horrat dhe 35 vite per djalin e atij qe vdiq si qen se e vrane shoket e tij. Nuk duhet te kete drejtesi hyjnore per kermat dhe familjet e tyre, por drejtesi nga dora e njeriut. Nuk duhet kursyer asnje nga familjaret e tyre, asnje pa perjashtim. Duhet te paguajne me lot dhe me gjak deri ne fund. Asnje meshire! Te me falin famijaret e Stivenit per kete urrejtje te shprehur, por me dridhet zemra kur i shikoj.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Kjo eshte drejtesia qe duam pra. U ngrit SPAK, qe funksionon pjeserisht por edhe ai eshte i dyshimte ne perzgjedhjen e politikaneve qe ndjek penalisht. Pjesa tjeter e drejtesise eshte i njejti llum qe ka qene ne mos me keq sepse duke qene totalisht te pavarur jane bere nje kaste prokuroresh dhe gjyqtaresh shtet brenda shtetit. Reforma u be sikur te ishim nje vend skandinav nderkohe qe jemi republike babanesh e denje per tu integruar ne Afrike. Per rastin ne fjale skema eshte e thjeshte: Prokurori i ka vende cmimin jetes se te ndjerit dhe nga vrasje me paramendim e ka shnderruar ne vrasje per motive te dobeta, pa paramendim. Minimumi eshte 7 vite me pak se sa duhet te denohej. Them minimumi sepse normalisht duhet te kishte marre burgim te perjetshem sepse eshte vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim. Gjykatesi sigurisht ka marre dhe ai pjesen e tij te cmimit te jetes se ketij te riu. Kjo eshte Shqiperia, ku njerezit nuk revoltohen per kete skandal, por revoltohen se Gjesti shau ate tjetrin apo se Olta shau Luigjin.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zoti i ndimofte secilit me te tilla Histori.

          Sa fatekeqe dhe shume keqeardhje.... kaqe i ri ne kete moshe te re pa e shijuar jeten dhe paska qene i rregullt.... fatekeqesia e zbritjes ne Qytete nga shume Familie te ndryshme , dhe mungesa e familiareve te te Rinjeve qe nuk ju rijne prane femijve qe te Edukohen me njerezit ne Qytet.... Perballimi nga zonat qe kane zbritur , ne Qytet dhe te pamundur rehabilitimin ne Qytet dhe me bukurite e Qytetit dhe asfaltit dhe mungesa e Librave ne duar ne vend te trimeris dhe kohes te lire ne te menduar negativisht !

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zoti i ndimofte secilit me te tilla Histori.

            Sa fatekeqe dhe shume keqeardhje.... kaqe i ri ne kete moshe te re pa e shijuar jeten dhe paska qene i rregullt.... fatekeqesia e zbritjes ne Qytete nga shume Familie te ndryshme , dhe mungesa e familiareve te te Rinjeve qe nuk ju rijne prane femijve qe te Edukohen me njerezit ne Qytet.... Perballimi nga zonat qe kane zbritur , ne Qytet dhe te pamundur rehabilitimin ne Qytet dhe me bukurite e Qytetit dhe asfaltit dhe mungesa e Librave ne duar ne vend te trimeris dhe kohes te lire ne te menduar negativisht !

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zoti i ndimofte secilit me te tilla Histori.

              Sa fatekeqe dhe shume keqeardhje.... kaqe i ri ne kete moshe te re pa e shijuar jeten dhe paska qene i rregullt.... fatekeqesia e zbritjes ne Qytete nga shume Familie te ndryshme , dhe mungesa e familiareve te te Rinjeve qe nuk ju rijne prane femijve qe te Edukohen me njerezit ne Qytet.... Perballimi nga zonat qe kane zbritur , ne Qytet dhe te pamundur rehabilitimin ne Qytet dhe me bukurite e Qytetit dhe asfaltit dhe mungesa e Librave ne duar ne vend te trimeris dhe kohes te lire ne te menduar negativisht !

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zoti i ndimofte secilit me te tilla Histori.

                Sa fatekeqe dhe shume keqeardhje.... kaqe i ri ne kete moshe te re pa e shijuar jeten dhe paska qene i rregullt.... fatekeqesia e zbritjes ne Qytete nga shume Familie te ndryshme , dhe mungesa e familiareve te te Rinjeve qe nuk ju rijne prane femijve qe te Edukohen me njerezit ne Qytet.... Perballimi nga zonat qe kane zbritur , ne Qytet dhe te pamundur rehabilitimin ne Qytet dhe me bukurite e Qytetit dhe asfaltit dhe mungesa e Librave ne duar ne vend te trimeris dhe kohes te lire ne te menduar negativisht !

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Ceceni maloqeri,,

                  Kriminelet pjellin gjithmon kriminela,,fare hiselli,,,,

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexusi

                    Ka baba apo vella ky stivi, i ze gjumi qe keta plera i pren jeten ne mes dhe qenkan te lire.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Go West

                      Sikur sot te kisha pushtet, do te denoja me jete ne burg prokurorin dhe gjyqtarin dhe do t'ju sekuestroja çdo lloje pasurie qe posedojene. Ndoshta te tjeret do te mendoheshin mire para se te bliheshin dhe te rreshtoheshin me banditet. Por eshte vetem nje enderr, e sigurt ata do promovohen, do gradohen e do nderohen nga llumi qe ka instaluar Argita

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Go West

                        Sikur sot te kisha pushtet, do te denoja me jete ne burg prokurorin dhe gjyqtarin dhe do t'ju sekuestroja çdo lloje pasurie qe posedojene. Ndoshta te tjeret do te mendoheshin mire para se te bliheshin dhe te rreshtoheshin me banditet. Por eshte vetem nje enderr, e sigurt ata do promovohen, do gradohen e do nderohen nga llumi qe ka instaluar Argita

                        Përgjigjjuni
                        1. x
                          x-files

                          akoma se kane kapur shpellarin qe vrau kete engjell te ri

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patronazhisteve cekic ballit

                            Do kapet ne mandatin e 12 te Rames.

                            Përgjigjjuni
                          2. s
                            sam

                            te perjetshem burgun kriminelit.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje