Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie në seancën e GJKKO: Njoftonte për lëvizjet e Elton Kiles

6 Shkurt 2025, 15:30Kronika TEMA
Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie në

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij në gjykatën e posaçme. Këtë të enjte po zhvillohet procesi ndaj të pandehurve për dosjen Plumbi i Artë.

Gjatë procesit që po vazhdon me dyer të mbyllura Nuredin Dumani ka nxjerrë emrin e një tjetër oficeri policie si bashkëpunëtor me krimin sipas tij.

Siç bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha, të pranishme në proces, i penduari tha emrin e oficerit me inicialet K.G që sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë njoftonte për lëvizjet e Oltit (Elton Kilës” një anëtar të grupit quajtur Henrik Hoxhaj.

"Ky i fundit më njoftonte mua për lëvizjet e shënjestrës”, mësohet se ka thënë Nuredin Dumani.

 

2 Komente

  1. k
    koli

    mire puna

    Përgjigjjuni
    1. p
      prec Ulaj

      Dy "Dumane" i futen ne vrime te miut gjithe kriminelet dhe ata police qe bashkpunuan. Imagjino te marresh gjithe fisin e tyre ne Peshkopi, mund te pastrojne krimet ne Europe.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje