Operacioni anti-drogë në Elbasan: Njëri nga të arrestuarit shfaq probleme shëndetësore, dërgohet në spital

8 Shtator 2025, 15:04Kronika TEMA
Operacioni anti-drogë në Elbasan: Njëri nga të arrestuarit

Njëri nga 30 personat e arrestuar në Elbasan gjatë operacionit anti-drogë në këtë qark, është ndjerë keq gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Elbasan, sipas burimeve të 'Shqiptarja.com'.

Identiteti i tij nuk dihet për momentin, por mësohet se i arrestuari në fjalë ka shfaqur shqetësime. Nuk dihet konkretisht se çfarë simptomash ka patur.

Megjithatë, policia lajmëroi ambulancën për të shkuar në ambientet e drejtorisë. Prej andej u dërgua në spital nën shoqërinë e forcave policore.

Gjatë operacionit të sotëm në qarkun e Elbasanit, u arrestuan 30 persona nga 39 masa sigurie në total. Aksioni kishte të bënte me goditjen e shpërndarësve të drogës.

1 Komente

  1. ,
    ,,

    Stili vjeter po u kape hiqu si budalla

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje