Gjashtë persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë pas një operacioni të zhvilluar mërkurë nga FNSH në Krujë dhe Nikël. Mësohet se nga ky operacion janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë.
Të arrestuari janë identifikuar si Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Rexhep Rraja është djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Ata akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal. Bëhet me dije gjithashtu se ata ishin në kërkim nga operacione të tjera të mëparshme nga SPAK.
Lini një Përgjigje