Kuvendi i rikthehet punës për të plotësuar karrigen e fundit që është bosh në Gjykatën Kushtetuese, atë të Elsa Toskës, dorëhequr nga detyra shtatorin e vitit 2024.
Komisioni i Ligjeve do të hapë garën nga e para ditën e nesërme, dhe mandati i gjyqtarit të ri që do të zgjedhë Kuvendi, do të jetë i plotë, 9 vjecar.
“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish gjyqtares Elsa Toska”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Aman ate Alban Toro mos e lini pa e çuar në Kushtetuese se eshte i përgatitur dhe i ndershëm