Pamjet nga kamerat e sigurisë - I riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë dhe dëmton bizneset

6 Prill 2026, 19:40Kronika TEMA
Pamjet nga kamerat e sigurisë - I riu “tapë” hyn në

Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet e katit të dytë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Ai ka thyer vitrinat dhe dyert prej xhami të disa dyqaneve.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve në këtë qendër tregtare, personi, rreth 30 vjeç, ofendon dhe shan, ndërkohë që vijon të dëmtojë bizneset.

Pamjet janë dorëzuar pranë policisë, e cila pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojë autorin, duke e vënë atë përpara drejtësisë.

3 Komente

  1. D
    Daku

    Po rojet private te sigurise ku ishin?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Mjere familja qe mban brenda ne shtepi kete monster, ky duhet eleminuar sepse nuk i duhet asgje shoqeris vetem sa infekton dhe te tjere

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deti

        Vareni kete cope mishi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje