Parandalohet krimi në Elbasan, 5 persona në konflikt ndiqnin njëri-tjetrin me makinë

4 Mars 2023, 10:48Kronika TEMA

Parandalohet krimi në Elbasan, 5 persona në konflikt ndiqnin

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Elbasan, ku dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, 5 persona në konflikt anë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje