Partneritet në teknologji dhe inovacion, ambasada e SHBA ndan lajmin: 2 studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve

26 Korrik 2025, 14:03Kronika TEMA
Partneritet në teknologji dhe inovacion, ambasada e SHBA ndan lajmin: 2

Dy ekspertë të rinj të teknologjisë janë rikthyer në Shqipëri, duke sjellë me vete të gjitha njohuritë e fundit që fituan gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në programin Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD).

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social facebook vlerësoi sot se “partneriteti me Shtetet e Bashkuara, një udhëheqës global në teknologji dhe inovacion, sjell mirëqenie dhe siguri për të dy vendet tona”.

Flavio Skoti studioi shkenca kompjuterike në Georgia College & State University, dhe Dea Basha studioi inxhinieri softueri në Bluefield State University.

“Si e përshkruajnë përvojën? Për Dean, të jashtëzakonshme dhe që të ndryshon jetën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

1 Komente

  1. S
    Studenti

    Ëuu! U kthyen dy studentë që studjuan për shkencat kompjuterike në SHBA. Nga dhjetra ë ikin dy u kthyen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje