Situata nga zjarret: Forcat e Armatosura të angazhuara në gjithë vendin

26 Korrik 2025, 12:10Kronika TEMA
Situata nga zjarret: Forcat e Armatosura të angazhuara në gjithë

Në përballje me rrezikun e shtuar nga zjarret në disa zona të vendit, qeveria shqiptare ka njoftuar sot përmes një komunikate zyrtare një angazhim të gjerë të forcave shtetërore në terren. Forcat e Armatosura, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësit dhe autoambulancat janë vënë në lëvizje për të parandaluar dhe përballuar çdo përkeqësim të situatës.


Komunikata e plotë:

Rreziku nga zjarret

247 efektivë të Forcave të Armatosura janë anagazhuar në mision në të gjithë vendin.
Janë në gadishmëri 31 mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile,
shërbimet zjarrëfikëse dhe autoambulanca
4 helikopterë në gadishmëri për ndërhyjet nga ajri në çdo kohë.
Angazhim i strukturave lokale dhe atyre qendrore në monitorimin e situatës.
Ministria e Mbrojtjes shpreh angazhimin për ndërhyrjet e nevojshme, me prioritet zonat e banuara


#Mbrojtja
#forcatearmatosura
#emergjencatcivile

1 Komente

  1. L
    Loni

    Ka struktura te mbrojtjes civile ne ate vend? Cdo vit zjarre dhe prape fixen me dege pemesh. Sa jane shpenzimet qeveritare per udhetime? Gjysma e tyre do mjaftonte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje