Pas protestës së PD-së, Proda: Policia tregoi profesionalizëm pavarësisht dhunës

25 Janar 2026, 10:00Kronika TEMA
Pas protestës së PD-së, Proda: Policia tregoi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka ndarë një mesazh falënderimi për punonjësit që u angazhuan gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike gjatë së shtunës. Mbi 1350 punonjës policie gjendeshin në detyrë gjatë protestës në të cilën u përdorën bomba molotov dhe objekte të tjera.

Proda falënderon të gjithë të angazhuarit për demonstrimin e standardeve profesionale, respektit ndaj ligjit dhe përgjegjësisë, teksa uron shërim të shpejtë për 11 punonjësit e lënduar.

“Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit,

Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.

Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.

Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës.

Mirënjohje për çdo efektiv të Policisë së angazhuar”,  shkruan Proda.

1 Komente

  1. T
    Toni M.

    Mbushni botet me fekale dhe hidhieni ne ftyre sb.. me shoke.. psh. ai ish- dtejtor i policise tiranes ( brecani) iu kap femija me droge vitin e kaluar.. dhe jane ne balle te protestes.. dhe si organizatore.. dmth.. dora kriminale e sb bashke me femijet... organizojne protesta pa ide.. por per interesa familjare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje