Shoqërohet 14-vjeçar gjatë protestës, Policia: U ndal për hedhje gurësh, u lirua pas ardhjes së prindit

25 Janar 2026, 08:00Kronika TEMA
Shoqërohet 14-vjeçar gjatë protestës, Policia: U ndal

Pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike, 23 militantë protestues janë shoqëruar në policisë, ndërsa të paktën 11 efektivë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Mes të shoqëruarve në Komisariatin numër 1 ishte dhe një i mitur i moshës 14-vjeçare, që fillimisht dyshohej se ishte 10 vjeç, i cili sipas bluve gjatë protestës është konstatuar duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të policisë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me shoqërimin e një të mituri në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sqarojmë se gjatë veprimeve të shërbimeve të Policisë për parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve të rrezikshme, në tubimin e mbajtur ditën e sotme, është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të Policisë. Për këtë arsye, i mituri është marrë për verifikim, nga ku rezultoi të ishte i moshës 14 vjeç.

Theksojmë se shtetasi i mitur në asnjë moment nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, në përputhje me parimet dhe garancitë ligjore për të miturit. Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor.

Në lidhje me veprimet e punonjësve të Policisë gjatë trajtimit të këtij rasti, është njoftuar menjëherë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për verifikimin e plotë të rastit.

2 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Gabim që e keni lëshuar. Ky për pak vite do të jetë një bandit, kriminel së dhe vrasës. Pjella të tilla vijnë nga familje çeçene që dinë vetëm të pjellin monstra të tilla dhe më pas i lënë rrugëve.

    Përgjigjjuni
    1. d
      diku

      Në fakt në përgjithësi fushata e Sali non gratës në zonat Laç,Mamurras dhe zona të tjera si qëllim kish aktivizimin dhe inkriminimin e brezit të ri që dhe ligji i favorizon,plus që kishin ardhur shpellarë dhe tironca nga ata që janë me qerpiç ,pus ,çara dhe budallin në shpi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje