Përplasen 2 makina, gjen vdekjen 60-vjeçari që po udhëtonte me bagëti! Pranga 2 shoferëve

13 Gusht 2023, 17:40Kronika TEMA

Përplasen 2 makina, gjen vdekjen 60-vjeçari që po

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së shtunës në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”.
Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, e për pasojë gjeti vdekjen 60-vjeçari që po udhëtonte me bagëti anash rrugës. Viktima është identifikuar si V. G., 60 vjeç.

Ndërkohë, 2 shoferët e makinave, një 47 vjeçar banues në Poloni i identifikuar si D. S., dhe T. G., 39 vjeç janë arrestuar nga policia.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja”.

2 Komente

  1. L
    Lani

    Po ecte me bagëti e jo “po udhëtonte”. Bëni edhe ndonjë kurs gjuhe shqipe kur zgjidhni profesionin e gazetarit

    Përgjigjjuni
    1. L
      Likja

      Me bageti anes rruges,,,ky Ka qne dhe shkaku i aksidentit e dy makinave,,,,lope,karroca,tricikel,dele,,etj

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje