Përplasen dy makina në Elbasan-Peqin, lëndohen tre oficerë policie

7 Maj 2025, 17:57Kronika TEMA
Përplasen dy makina në Elbasan-Peqin, lëndohen  tre oficerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku kanë mbetur të plagosur tre oficerë policie.

"Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M.(oficer policie). 

Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", bën me dije Policia.

Lini një Përgjigje