Festa mes shqiptarëve në një lokal, disa gota më shumë, e ndoshta edhe një ngacmim në drejtim të një vajze, dyshohet se u bënë shkak për një ngjarje të rëndë mbrëmjen e së premtes në Turbigo të Italisë. Sherri në lokal u përmbyll tragjikisht me të shtëna armësh në rrugë. Bilanci është i rëndë. Një djalë vetëm 23-vjeç mbeti i vrarë. Ai është identifikuar nga mediat italiane si Emanuel Rroku.
I riu shqiptar humbi jetën në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 34-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u dhunua nga miqtë e viktimës. Një 30-vjeçar tjetër, mbeti i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë.
Sipas të dhënave të deritanishme të hetuesve, 34-vjeçari nxori pistoletën duke plagosur fillimisht në këmbë 30-vjeçarin. Personat e tjerë që ndodheshin në festë, rrethuan autorin i cili vijoi të qëllonte me armë. Pikërisht në këtë moment një prej plumbave kapi në qafë 23-vjeçarin Emanuel Rroku, i cili gjeti vdekjen pak orë më pas në spitalin e Legnano-s.
Arma e përdorur në këtë ngjarje, një pistoletë e kalibrit 6,35 ishte e denoncuar e zhdukur në 2017-n, në provincën e Como-s.
Vrasësi i dyshuar u neutralizua nga miqtë e viktimës, që e goditën me shkelma e grushta derisa mbërritën karabinierët e Legnano-s dhe e arrestuan. Ai u dërgua më pas në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Autoritetet mësohet se kanë marrë dëshmi të shumta dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Po mire kur kane per te 'lare hesape' qe kurre mos e arrifshin fundin , por edhe te festojne s'dine shpellaret ?! Shkojne me arme dhe sillen si fiset Zulu....kafshe primitive qe kurre se meritojne lirine!
Asgje e re. Shqipetaret nuk e lene dot kete mallkim, sado te rinj dhe sado te largohen nga qendra e tyre. Keqardhje per te gjitha palet.
piuka qe s;u biue... ngelet duke i ngrene koken njeri-tjetrit per teka e inate te momentit, nderkohe qe te tjeret luftojne se bashku per atdhe e mireqenie