Pësoi infarkt, si paraqitet gjendja e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri

14 Shtator 2025, 16:30Kronika TEMA
Pësoi infarkt, si paraqitet gjendja e ambasadorit të Ukrainës

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, pasi u nis me urgjencë drejt Tiranës, është shtruar në një nga spitalet private të kryeqytetit.

Shukrov shfaqi probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku së bashku me bashkëshorten kishte shkuar për të kaluar fundjavën.

Burime të A2CNN bëjnë me dije se ambasadori ukrainas ka kryer koronarografinë për të parë gjendjen e zemrës dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabël.

Lini një Përgjigje