E rëndë në Vlorë: 17-vjeçarja plagoset me armë zjarri në kokë

14 Korrik 2025, 13:15Kronika TEMA
E rëndë në Vlorë: 17-vjeçarja plagoset me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.

Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit dhe sipas mjekëve të spitalin ajo është e intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë.

Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët. 

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje