VIDEO/ Kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski në plazhin e Tales duke rrezikuar pushuesit, e pëson 24-vjeçari

14 Korrik 2025, 12:04Kronika TEMA
VIDEO/ Kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski në plazhin e Tales duke

Një 24-vjeçar është ndëshkuar me një gjobë prej 100 000 lekësh, pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme me mjet lundrues tip Jet Ski, brenda perimetrit të sigurisë në plazhin e Tales, duke rrezikuar pushuesit.

Gjatë monitorimit të vijës bregdetare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Shëngjinit, konstatuan lëvizjet e rrezikshme të mjetit lundrues dhe ndërhynë menjëherë, duke ndaluar drejtuesin e tij, shtetasin D. L., 24 vjeç.

Pas shoqërimit në Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin dhe kryerjes së procedurave, përveç gjobës, autoritetet sekuestruan edhe mjetin lundrues.

Policia Kufitare dhe strukturat e rendit në Lezhë bëjnë me dije se kontrollet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë në mënyrë intensive gjatë gjithë sezonit veror.

 

Lini një Përgjigje